zoom

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ 50 kuti do të rinumërohen: Nuk përputhen rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vendosi këtë të hënë të rihapë 50 kuti votimi sepse nuk përputhen rezultatet.

Kërkesa u bë PDK, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi e miratoi kërkesën me 9 vota pro, shprehu gatishmërinë për të filluar rinumërimin që sot.

“Janë identifikuar 15 vendvotime në të cilat ka mospërputhje mes një nënshkrimi dhe dy nënshkrime, pra dy nënshkrime në listën e nënshkrimeve dhe një fletëvotim ose dy më pak, ose më shumë, në kutinë e votimit”, tha Elshani.

Rekomandimi i dytë ishte për rinumërimin e 35 kutive në komunën e Vushtrrisë, të cilat më herët ishin numëruar me vendim të prokurorit. Ky rekomandim ka të bëjë me mospërputhje që kishte në rezultatet e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë raport të mospërputhjeve apo të ndryshimeve mes rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit dhe rezultatet e dala nga hetimi në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka ardhur si rekomandim që 35 vendvotime për të cilat vërehet, pra është me e dukshme diferenca mes votave të kandidatëve, të shkojnë në rinumërim të plotë në Vushtrri për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët”, tha anëtari i PDK-së, Arianit Elshani.

Postime të lidhura