Aplikacion
Emri i parë në listën e partisë së Adriatik Lapajt qëndron babai i tij, Ferman Lapaj. I ati i Adriatikut kandidon në Berat me listë të mbyllur.
Sipas kreut të partisë, listat e mbyllura të koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet” janë të përbëra nga prindërit dhe familjarë të kandidatëve si garanci për listat e hapura, në të cilat garojnë emrat kryesorë si vetë ai, por edhe Endri Shabani e Pano Soko.
“Të gjithë anëtarët e kryesive të koalicionit tonë garojnë në listë të hapur, përfshirë dhe kryetarët. Lista e hapur do të thotë që nuk ka rëndësi renditja e kandidatit. Në fund renditja do të bëhet sipas votave që merr secili. Ecim”, sqaroi Adriatik Lapaj