Aplikacion
Disa ditë më parë Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit në Tiranë. Dhjetëra pistoleta, silenciatorë, municion luftarak dhe pjesë për modifikimin e tyre janë sekuestruar nga policia në një banesë në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez, ku sipas policisë ushtrohej aktivitet kriminal për prodhimin, shitjen dhe tregtimin e armëve të zjarrit./Zoom.al