zoom

Aktualitet

Zbulohet televizioni ku do të shkojë Sokol Balla

7 muaj pasi u rikthye në televizionin ku kishte punuar për vite me radhë, Sokol Balla u detyrua të largohej sërish. Ai e la Top Channel në nisje të sezonit të ri televiziv, me një njotim që bëri në emisionin Top Story. Arsyet nuk janë të qarta. As Balla e as Top Channel nuk kanë folur publikisht për largimin.

Zoom.al mëson se Balla ka gjetur tashmë ekranin e ri ku do të bëjë emisionin e tij politik. Bëhet fjalë për Report Tv të Carlo Bollinos.

Nuk është ende e qartë nëse ai do të jetë edhe drejtor informacioni si në Top Channel, apo do të drejtojë vetëm emisionin e tij politik.

Sokol Balla ka qenë më parë drejtor informacioni në Tv Klan, ka punuar gjithashtu në Vizion Plus dhe News 24.  /Zoom.al