zoom

Aktualitet

Zbulohet skema e mashtrimit të Call Center-it, kush janë 6 vajzat e arrestuara në Shkodër

Pas arrestmeve të kryera të 8 punonjësve të disa Call Center-ave ditën e sotme, policia e Shkodrës ka zbardhur skemën se si funksiononte puna në këto biznese që thuajse kanë lulëzuar në të gjithë vendin.

Sipas informacionit të policisë, grupi i të rinjëve, mashtronte qytetarë në Bashkimin Europian duke i ftuar që të investonin në bursa; kriptomonedha apo forex.

“Koka” e gjithë këtij mashtrimi ishte një shtetas polak, i cili ishte i ri në këtë biznes.

Bëhet me dije se shtetasi i huaj e kishte hapur biznesin e tij vetëm një vit më parë.

Përgjithësisht personat që kontaktoheshin ishin shtetas gjerman ose spanjoll. Pasi binin në kontakt me ta, punonjësit, të cilët ishin disa të rinjë nga shkodra iu jepnin “prehve të tyre” disa instruksione.

Filozofia dhe karremi I këtij mashtrimi ishte pasuria. Punonjësit e këtij Call Center-i. të cilët i prezantoheshin si përfaqësues të brokerave të ndryshëm me vendnodhje në BE dhe iu thuhej se nëse investonin sipas këshillave të tyre do të bëheshin të pasur.

Pasi bindeshin, të mashtruarit dërgonin paratë në llogaritë bankare ku i thonin punonjësit e Call Center-it në Shkodër. Pasi dërgonin paratë, viktimat mbaheshin në kontakt nga punonjësit duke iu kërkuar të rrisnin investimin. Kjo gjë përsëritej vazhdimisht deri sa qytetari kuptonte se ishte mashtruar. Në këtë moment punonjësit e Call Center-it ndërprisnin çdo kontakt me të.

Në llogari të kësaj veprimtarie të paligjshme, bëhet me dije se janë vënë në prangat e policisë 6 vajza dhe 2 djemë.

Të arrestuarat janë:

1.Elisa Kolndreu

2. Olda Shpendi

3. Aishe Baci

4. Senada Alija

5. Sonila Alija,

6. Ervin Osja,

7. Nikolin Toma

8. Ysniela Dalipi

Gjithashtu u be shpallja ne kërkim dhe po punohet per kapjen e shtetasve

1. Pawel Wziontek, (shtetas polak)

2. Alma Sokoli, (bashkejetuesja e tij)

3. Klodian Memo

Postime të lidhura