Aplikacion
PD kërkonte ekzekutimin e vendimit të Kushtetueses nga Kuvendi, teksa Këshilli i Mandateve dhe mazhoranca socialiste theksuan se kishte paqartësi dhe vakum, që kërkonte një detajim dhe rishikim të çështjes, mbi kërkesën e 1/10-ës së deputetëve. Në këtë mënyrë u vendos që t’i drejtohet Kushtetueses për të vlerësuar papajtueshmërinë.
Sot publikohet edhe raporti i Partisë Demokratike, në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, nga mbledhja e fundit e Këshillit të Mandateve.
Ky raport është publikuar në faqen e Kuvendit, ndërsa mban firmën e kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi. Grupi i PD ka theksuar se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas këtij raporti, Gjykata Kushtetuese duhet të konstatojë papajtueshmërinë me mandatin e Xhaçkës. Nesër kjo temë do të diskutohet në Kuvend, ndërsa do të votohet nëse çështja për mandatin do të shkojë apo jo në Kushtetuese. /ZOOM.AL/