Aplikacion
Kështu ka paralajmëruar këtë të diel Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, teksa është shprehur se “Britania do të godasë bankat, kompanitë e energjisë dhe oligarkët e Kremlinit me sanksione ekonomike, që do të prezantohen nga qeveria këtë javë”.
Kjo skemë është përpjekja e fundit e Mbretërisë së Bashkuar për të bindur Presidentin rus, Vladimir Putin, të ndalë tentativat për pushimin e Ukrainës. Njoftimi për ashpërsimin e sanksioneve u bë disa orë pasi Britania tha se ishte e gatshme të dislokonte më shumë forca në Estoni dhe vende të tjera aleate të NATO-s në Evropën Lindore.
“Ne do të prezantojmë legjislacionin e ri, në mënyrë që të mund të godasim objektivat, duke përfshirë ato që janë kyç për Kremlinin”, tha Truss për programin e mëngjesit të sotëm në BBC.
Më tej shtoi:
“Do të ketë kosto të rënda për një pushtim në Ukrainë. Dhe ne do të synojmë institucionet financiare ruse, do të synojmë kompanitë energjetike, si dhe oligarkët pranë Kremlinit”.
Si Sekretarja e Jashtme, ashtu edhe kryeministri Boris Johnson, pritet të vizitojnë Kievin në fillim të javës.
Qeveria kulla për vete dhe për privatët, KKT kaloi disa projekte nga shtatori në nëntor