zoom

In Zoom

Zbulohet fotoja e ndaluar e Metës dhe Veliajt ne Budapest

Dy ditë më parë, presidenti Ilir Meta dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu në një prej parqeve të Budapestit.

Por pavarësisht se ishin në të njëjtin aktivitet dhe të ulur afër njëri-tjetrit, si presidenti Meta ashtu edhe kryebashkiaku Veliaj shpërndanë fillimisht nëpërmjet medieve sociale, por më pas edhe nëpërmjet njoftimeve zyrtare pamje, ku shmangnin praninë e njeri – tjetrit.

Të gjitha fotot apo videot që ata shpërndanë ishin kujdesur që t’i retushonin apo të merrnin plane në atë kënd ku nuk dukeshin bashkë.
Kjo është e vetmja foto në grup e shpërndarë nga kreu i shtetit, ku siç duket mungon kryebashkiakun Veliaj.

Ndërsa këto janë disa nga fotot e publikuara nga Veliaj, ku gjithashtu ndodh e njëjta gjë, kreu i shtetit nuk duket askund.

Deri këtu të gjithë besuan se lufta dhe merita politike mes Metës dhe Veliajt ishin shfaqur në mënyrë të turpshme edhe në Budapest, në prani edhe të presidenti të Hungarisë apo kryebashkiakut të kryeqytetit hungarez.

Por kjo është ajo që të dy shtetarët tanë u përpoqën të përcillnin në opinionin publik shqiptar, pasi e vërteta duket se ka qenë krejt tjetër.

Sot u publikua një foto e ndaluar nga ky aktivitet, ku Meta, Veliaj, madje edhe bashkëshortja e presidentit, Monika Kryemadhi dhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani shfaqen bashkë në këtë ceremoni.

Jo vetëm kaq, por nga ajo që përcillet në këtë foto duket qartë se mes kreut të shtetit dhe kryebashkiakut jo vetëm që nuk ka meri për luftën politike, por ata janë dhe shumë konfident mes tyre. Veliaj duket se diçka i thotë presidentit, teksa ky i fundit i buzëqesh. /Zoom.al