Aplikacion
Operacioni i koduar “Hills”, përfundoi me arrestimin e të rinjve Hekuran Troplini, 20 vjeç dhe Emiljano Pasha, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.
“Në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, u sekuestruan 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 4 celularë, 1 motomjet, një sasi lënde e dyshuar cannabis dhe një shumë parash”, bëri me dije policia vendore.
Më tej jepen edhe detaje të aksionit.
“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale, specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore, për dy shtetas që mbanin një sasi armatimi të fshehur dhe ua shitnin grupeve kriminale, referuan materialet në Prokurori e cila regjistroi procedimin penal.
Si rezultat i hetimit disamujor me metoda proaktive dhe në drejtimin e Prokurorisë, u siguruan prova ligjore mbi veprimtarinë kriminale të mbajtjes së një sasie armatimi, me qëllim furnizimin e grupeve kriminale”, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “trafikimi i armëve dhe municionit”, kryer në bashkëpunim dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /ZOOM.AL/
Rrreth 41 mijë familje jetojnë në kushte të mjerueshme, mbi 4 anëtarë në banesë më pak se 40 metër²