Aplikacion
GDS shkruan se drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë programuar një takim me agjentin e portugezit të martën e ardhshme.
Dyshja Maldini-Massara kanë gati një ofertë 5-vjeçare për 23-vjeçarin luzitan me një pagë 5 milionë euro në sezon (aktualisht përfiton 1.5 milionë).
Kuqezinjtë janë gati të paguajnë te Sportingu i Lisbonës edhe “gjobën” (9-10 milionë euro), duke i hequr lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A një barrë të madhe.
Leao kërkon 7 milionë euro pagë sezonale për të rinovuar, por te Milani janë optimistë në lidhje me arritjen e akordit. /zoom.al/