Aplikacion
Gjatë një operacioni në fshatin Hardhishtë të Njësisë Administrative Gjepalaj, Shijak, u ushtrua kontroll në disa banesa të dyshuara. Policia zbuloi një vilë dhe një stallë që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.
Njoftim
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Led”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Durrës.
Zbulohen dy ambiente që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.
Vihet në pranga 32-vjeçari që kishte në përdorim banesën e përshtatur për kultivim të kanabisit me llamba.
Procedohet penalisht një punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës (SPZ), për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në muajin shkurt, nga ana e Drejtorisë Rajonale të AMP Durrës, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit me metoda proaktive, në bashkëpunim me DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Led”.
Gjatë këtij operacioni, në fshatin Hardhishtë të Njësisë Administrative Gjepalaj, Shijak, u ushtrua kontroll në disa banesa të dyshuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për kontrollin e disa banesave.
Si rezultat i kontrollit të banesave dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur që në një vilë dhe në një ambient (stallë), të gjenden dhe të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Eraldo Kokomani., 32 vjeç, me banim ne Shijak, i cili posedonte këto ambiente.
Gjithashtu, nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi A. S., me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës.
Materialet kalojnë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.