Aplikacion
Pas prangosjes së babë e bir një ditë më parë si bashkëpunëtorë në krim, policia vuri në pranga edhe autorin e vrasjes.
Në pranga ra Berti Kanushi 23-vjeç.
Arrestimi i tij sipas policisë u bë në orën 3 të mëngjesit të kësaj të enjteje.
I moshuari, i gjetur i vdekur në një përrua, sipas policisë, është goditur disa herë me thikë.
Më pas, dyshohet se autori e ka hedhur në humnerë për të humbur gjurmët.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të vazhdueshme për një gardh ndarës.