zoom

Aktualitet

Zbardhet vdekja e 42-vjeçarit në Pogradec – U dhunua derisa ndërroi jetë. Në pranga 4 persona

42-vjeçari Egli Proga, që një ditë më parë u raportua se ndërroi jetë pasi në gjendje të dehur u rrëzua në tokë, është vrarë.

Ngjarja u zbardh mëngjesin e kësaj të diele nga policia e Pogradecit, që vuri në pranga autorin dhe tre bashkëpunëtorët e tij.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë të ditur se 42-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool brenda lokalit, në pronësi të të atit të bashku me disa persona të tjerë, gjatë të shtunës.

Brenda në lokal ai ka nisur të konfliktohet me Denis Meçen, 29 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.

Policia thotë se shkaqet e kësaj ngjarjeje janë për motive të dobëta, por dyshohet se konflikit ka nisur nga konsumimi i alkolit.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar Denis Mece është larguar nga lokali. Policia ka hapur kamerat e sigurisë në zonë dhe ka zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Pak pas mesnatws së të shtunws, polcia e Pogradecit arrestoi autorin Denis Mece, si edhe Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Gucen për moskallëzim krimi.