Aplikacion
Prokurori i gatshëm ka konfirmuar se vrasja e Arben lleshit dhe plagosja e Indrit Shaqjas nga ana e Mjacajt, të tre të dënuar përjetë, ka ardhur për shkak të sherrit mes tyre. Ata kanë pasur konflikte dhe sipas Mjacajt, Lleshi nuk donte që ai të transferohej në atë sektor.
Kurse zyrtarët shpërdoruan detyrën, duke mos bërë kontrolle të përhershme, me skaner që herë pas here nuk vihej në punë, kamera që s’punonin dhe liri veprimi të të dënuarve. Konkretisht në qelinë e Mjacajt tualeti s’ishte i montuar mirë, aty ku dyshohet se fshihte edhe pistoletën. Kjo e fundit dyshohet se është futur me tesha ose ushqime rreth një muaj më parë.
Në dosje nuk gjendet dëshmia e Mjacajt, por e 12 zyrtarëve, që shfajësuan veten dhe rrëfyen detajet e ngjarjes.
Dosja dhe masa e kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit, e plotë:
K Ë R K E S Ë
PËR VLEFTËSIMIN E ARRESTIT NË FLAGRANCË/NDALIMIT DHE
CAKTIMIN E MASËS SË SIGURIMIT PERSONAL
Drejtuar: Gjyqtarit të hetimit paraprak
Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, përfaqësuar nga prokurori Xhelian SEFERI
Baza Ligjore: Nenet 244, 238, 253, 258 dhe 259 të K.Pr.Penale.
I/E Nderuar !
Policia gjyqësore e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sokol Mjaçaj alias Mjacaj, i biri i Fran dhe i Tone, i dtl.14.02.1995, lindur dhe banues në fshati Lotaj, Nj. Adm. Shalë, Shkodër, gjinia mashkull, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, arsimi 9 vjeçar, profesioni i papunë, gjendja civile beqar, gjëndja gjyqësore i dënuar me burgim përjetshëm, me numer personal J50214032M, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga të cilat një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucion vuajtje dënimi” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, dhe 324/a/2 i K.Penal.
Gjithashtu në datë 16.12.2023 policia gjyqësore e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të të dyshuarit për një krim të datës 16.12.2023 ora 01:00 të Prokurorit, dhe konkretisht:
Kamber Hoxha, i biri i Rushit dhe Kadushe, dtl.20.05.1964, banues në Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Qani Muça, i biri i Medin dhe Nasipe, dtl.25.05.1963, banues në Elbasan, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Nikolin Gjonpali, i biri i Ndoc dhe Mire, i dtl.15.12.1969, banues në Tiranë pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Arben Dulellari, i biri Estref dhe Molle, datëlindjes 22.02.1971, banues në Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Ilir Balla, i biri Haziz dhe Sibe, datëlindjes 12.09.1977, banues në Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Florenc Mile, i biri Zoi dhe Jorgji, datëlindjes 25.11.1980, banues në Lushnje, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Fatos Pire, i biri Faslli dhe Nexhmije, datëlindjes 29.10.1973, banues në Belsh, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Vilson Shima, i biri Xhevdet dhe Zoje, datëlindjes 20.03.1986, banues në Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Genci Muça, i biri Bajram dhe Nerije, datëlindjes 09.07.1974, banues në Lushnjë, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Klement Haka, i biri Dilaver dhe Flutura, datëlindjes 01.08.1979, banues në Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Erjon Çilaj, i biri Gëzim dhe Myfarete, I datëlindjes 20.10.1987, banues në Belsh, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Indrit Dubali, i biri Kadri dhe Saliko, datëlindjes 01.01.1982, banues në Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Më datë 15.12.2023 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka rregjistruar procedimi penal nr.1459/2023 për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga të cilat një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucion vuajtje dënimi” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 248 dhe 324/a/2 i K.Penal.
Nga veprimet hetimore te kryera rezulton se Në datë 15.12.2023, rreth orës 13:56 policia gjyqësore e DVP Elbasan është lajmëruar nga burimet e saj të informacionit se në IEVP Peqin ka ndodhur një konflikt midis të dënuarve, konkretisht në ambientet e ajrimit të godinës B, midis të dënuarve Sokol Mjaca, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi.
Menjëherë është formuar grupi hetimor dhe është shkuar në vendin e ngjarjes dhe konstatuam se i dënuari Sokol Mjaca kishte qëlluar me një armë zjarri në drejtim të dënuarve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi ku ky i fundit si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Ndërsa I plagosuri Indrit Shaqja ishte dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes nga e cila ka rezultuar se:
U kqyrë dhoma nr.12, sektori 2, kati 1, Godina B siguri e lartë në IEVP Peqin e cila ndodhet përball bokseve të ajrimit të godinës B. Gjatë kqyrjes së dhomës në pjesën ballore të derës hyrëse ndodhet dritarja e cila në pjesën e sipërme ka të varur një perde e cila ka një vrimë tejshkuese me përmasa 4×4.5 cm. Pasi hapim perden vihet re dritarja me dy kanate metalike dhe prej xhami ku xhami në krahun e djathtë të dritares ka një vrimë tejshkuese me përmasa 3.5×5.5 Cm. Poshtë dritares afër një stoli u gjetën dy pjesë metalike të shtypura të ngjashme si ato të predhave të fishekëve luftarake.
Më pas kqyrja vazhdoj në ambjentet e godinës së takimeve të seksionit B në sigurinë e lartë ku në hyrjen e godinës në distacë 150 cm. Në ambjentet e cila është e përshtatur për takimet me familjarët është gjetur një armë zjari me numër J 132766 ku brenda në fole ju gjetën dhe sekuestruan në cilësin e provës materjale 5 gëzhoja me kapsollë të goditur. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë marë me tampon steril njolla me ngjyrë të kuqe të cilat janë të ngjashme si ato tyë gjakut njerëzor.
Lidhur me provat materjale u përpilua vendimet për kryerje ekspertimi daktiloskopik, balestik si dhe biologjik.
Eshte kqyrur dhoma e akomodimit te shtetasit Sokol Mjaca i cili ishte i akomoduar me shtetasin e denuar Engjell Ucaj, ku u konstatua se tualeti ishte jo e montuar mire dhe kaseta ishte jashte funksionit.
Në vijim të veprimeve proceduriale të kryera nga policia gjyqësore, në zbatim të vendimit të sekuestrimitt, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Të gjitha hardisqet e mësipërme janë në funksion të menaxhimit të kamerave të regjimit të brendshëm dhe të jashtëm të institucionit të IEVP Peqin.
Janë marre me procesverbal kqyrje marrje:
1. Dosja penale e të dënuarit Arben Lleshi
2. Dosja penale te të dënuarit Indrit Shaqja,
3. Dosja penale e të dënuarit Sokol Mjacaj,
4. Dosja penale e të dënuarit Fran Marashi,
5. Libri planizimit të godinës A, kati I, holli Nr. 1
6. Libri i planizimit të shërbimit në regjimit të brendshëm godina A,
7. Planizimi shërbimit të regjimit të brendshëm,
8. Libri planizimit të shërbimit kati II, godina B,
9. Libri planizimit të observimit të takimeve të godinës B dhe ajërimit B, spital dhe guzhi
10. Libri planizimit të shërbimit (seksioni paraburgimit),
11. Libri i planizimit të shërbimit në regjimin e posacëm,
12. Libri i hyrje daljeve të personelit në kollonë,
13. Libri i hyrje daljeve të personelit në kollonë,
14. Libri i takimit të dënuarve dhe paraburgosurve,
15. Libri planizimit të shërbimit në regjimin e jashtëm.
16. Propozim për lëvizje dhome, Nr. 4945 Prot., datë 29.05.2023,
Janë pyetur në cilësine e personave që kanë dijeni për ngjarjen shtetasit e mëposhtëm:
Kamber Hoxha ka deklaruar se: Ka më shumë se 28 vite që është i punësuar në sistemin e burgjeve, ku aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të IEVP Peqin, i komanduar që nga data 22.11.2023, ndërsa emërimin e kam në pozicionin e specialistit në Sektorin e Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Në detyrën që ushtron aktualisht ka në organik kam në pozicionin organik si shef policie që nga data 14.12.2023 shtetasin Qani Muca, i cili më parë mbante detyrën e shefit të 41 Bizit në IEVP Peqin dhe godinën e paraburgimit. Në këtë detyrë që nga data 22.11.2023 në detyrën e shefit të policisë deri më datë 14.12.2023 ka qënë shtetasi Nikolin Gjonpali. Me marrjen e detyrës më datë 22.11.2023 është marë me organizimin e punës dhe sistemin e disa të dënuarve që nuk ishin akomoduar për shkaqe të ndryshme në dhomat e akomodimit në sektor, situatë të cilën e ka mësuar nga struktura vartëse e policisë. Më datë 15.12.2023 rreth orës 13;52 minuta kam qënë në ambjentet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënse marrrëse se diçka po ndodhte në gosdinën B, ambjentet e ajërrosjes. Ka folur në radio se cfarë problemi ka dhe me raportuan në radio se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment ka dalë nga zyra dhe është nisur për në regjim të brendshëm. Aty ka parë se ishin dy të plagosur me armë zjari dhe ishin me gjakë. Hypën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore. Pas kësaj u futa në ambjetet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjaca. Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derrën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajirosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete. Afrohem tek dera dhe i burgosurime tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në keto momente, i thashe nje policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi nje ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do ti tregoj të gjitha. Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë sic i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me sherbimet e policisë. Procedura e akomodimit në dhomë të një të dënuari i cili në rastin e parë që vjen i trasferuar nga një IEVP tjetër, apo paraburgim bëhet duke u vedosur në godinën e observimit (ambientyet e pritjes), ku mësohet lidhur me konfliktet, njohjen e personalitetit të tij, njohjen me vendimin nga sektorët përkatës. Më pas bëhet akomodimi në dhomë i tij, duke marrë parasysh se në sektorin e tij mos ketë konflite apo hasmërira. Në të gjitha rastet që bëhet sistemimi i të dënuarve nëpër dhoma, procedura është e tillë: Propozohet nga shefi i regjimit të brendshëm, në rastin konkret në IEVP Peqin është punonjësi me gradë nenkomisar, i quajtur Vilson Shima dhe përgjegjësi sektorit Shoqëror që është shtetasi Agim Haka dhe miratohet nga shefi policisë i IEVP-së, dhe më pas konfimohet nga Drejtori IEVP-së. I dënuari Sokol Mjaca është në sektorin e sigurisë së lartë për shkak të vendimit gjyqësor ku caktimi i sigurisë vendoset me vendim gjykate. I dënuari Sokol Mjaca (i dënuar me burgim të përjetshëm), nga koha që unë erdha i komanduar në detyrën e drejtorit të IEVP Peqin në datën 22.11.2023, e kam gjetur të akomoduar në godinën e cilësuar si godina e 41-Biz, i cili aty ishte i akomoduar i vetëm në dhomë. Për shkak se do të hapej 41-Biz, duhet të boshatisej sektorët ku ishin të akomoduar rreth 20 të burgosur, t ëcilët brenda ditës janë sistemuar nëpër sektorë të tjerë dhe janë marë masat për akomodimin e të burgosurit, i cili me urdhër të Ministrit të Drejtësisë do të kalonte në regjimine posacëm (41-Biz). Për këtë arsye e kemi sistemuar në katin e dytë të godinës B. Në fillim të muajit hartohet grafiku nga shefi i regjimit të brendshëm dhe shefi i policisë, për daljen në ajërosje të burgosurve sipas sektorëve dhe miratohet nga drejtori i institucionit. Si në dalje për ajërosje dhe në hyrje për ajërosje bëhet kontroll nga punonjësit e policisë të ngarkuar për këtë detyrë. Unë nuk e kam të qarte se si e ka kryer lëvisjen ky i burgosur. Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajërosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë. Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në shëshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajërimit. Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhyvën punonjësit e policisë dhe ecuan tek ambientet e takimit. Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda. Siç u shpreha më lartë duhet të kontrollohej. Behet regjistrii i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku ne hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm. Atje bëhet kontyrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjes policie të cilët bejne vezhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi. Shtetasi Sokol Mjaca kishte tre ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz. Nuk mund ta sqaroj se si ka nodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjëist e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore. Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qënë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023. Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vellai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikëshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepermjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt.
Qani Muca ka deklaruar se: Prej 17 vitesh jam pjesë e sistemit të burgjeve. Në tetor të vitit 2022 jam trasnsferuar nga IEVP Elbasan në IEVP Peqin, me detyrë Specialist i Regjimit të Posaçëm “41Bis”. Ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, nga Drejtori i Institucionit, Kamber Hoxha jam njohur me një urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Admir Abria për emërimin tim në detyrën e Shefit të Policisë së IEVP Peqin. Që në momentin e komunikimit, i kam deklaruar Drejtorit të Institucionit se nuk jam pyetur dhe as nuk më është marrë mendimi për t’u emëruar në këtë detyrë dhe se për arsye personale nuk mendoj se jam në gjëndje ta kryej këtë detyrë dhe nuk do të pranoj marrjen e saj. Nga ana e Drejtorit të Institucionit mu tha që meqenëse ka dalë urdhëri i Drejtorit të Përgjithshëm dhe aktualisht nuk kemi tjetër njeri për ta caktuar në këtë detyrë, përpiqu ta mbulosh kryerjen e kësaj detyre, krahas detyrës tënde funksionale, derisa të zgjidhet ky problem me instancat e emërtesës. Kështu që, nga dita e djeshme, krahas detyrës time funksionale si specialist i regjimit të posaçëm, i cili në këtë institucion mbulon edhe detyrën e specialistit të paraburgimit, jam përpjekur të mbuloj edhe detyrën e Shefit të Policisë. Theksoj se gjatë ditës së djeshme në këtë institucion ka ardhur për inspektim Drejtori i Policisë së Burgjeve Drejtues i Lartë Paulin Rajta, të cilit i ka shprehur të njëjtin qëndrim se nuk është dakord dhe nuk mund të marr përsipër kryerjen e detyrës së Shefit të Policisë. Nga ana e tij, m’u kërkua që të vazhdoj me aq sa mundet ta mbuloj këtë detyrë, krahas detyrës time funksionale, derisa ta diskutonte këtë problem me Drejtorin e Përgjithshëm dhe do të më kthente përgjigje. Ditën e sotme ka vazhduar kryerjen e detyrës time funksionale si Specialist i Regjimit të Posaçëm dhe Paraburgimit. Në bazë të rregullores së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, marrja dhe dorëzimi i detyrës së Shefit të Policisë së Intitucionit, bëhet me Komision, brenda një afati deri në 5 (pesë) ditë, ku në procesverbalin për marrjen dhe dorëzimin e detyrës funksionale firmosin personi që dorëzon detyrën e Shefit të Policisë dhe personi që merr këtë detyrë. Përpara se të firmoset procesverbali, bëhet marrja në dorëzim e dokumentacionit që ka patur në administrim Shefi i Policisë që dorëzon detyrën. Këtë procesverbal unë nuk e kam firmosur ende, pasi nuk kam marrë në dorëzim detyrën e Shefit të Policisë. Sot, më datë 15.12.2023, jam paraqitur si çdo ditë tjetër në orë 08:00 në punë dhe si çdo ditë tjetër kemi vazhduar me rutinën e punëve të përditshme. Konkretisht, kemi zhvilluar komunikatën informuese të mëngjesit me specialistët e informacionit dhe shefat e regjimeve dhe pas kësaj, jemi ndarë në ndjekjen e problemeve në regjim, sipas përkatësisë. Unë konkretisht, kam bërë kontrollin e elementëve të sigurisë në seksionin e regjimit të posacëm, pasi ky kontroll në këtë seksion bëhet çdo ditë dhe pas kësaj kam shkuar në Seksionin e Paraburgimit, ku jam marrë me probleme të rutinës së përditshme, si lëvizja brenda regjimit, kërkesat e të paraburgosurve, ndjekja e kryerjes së shërbimit, etj. Në të njëjtën kohë, rreth orës 11:00, por me siguri nuk di të them se sa ka qenë ora, kam shkuar në pjesën e observimit, ku kam marrë kontakt me një të paraburgosur që ndodhej aty dhe duhej të sistemohej në Seksionin e Paraburgimit. Në të njëjtën kohë, me urdhër të Drejtorit të Institucionit kemi marrë pjesë në Komisionin e Disiplinës, unë dhe Specialisti i Regjimit të Godinës A, i quajtur N/Komisar Ndriçim Hasa. Pas kësaj, rreth orës 12:30, bashkë me Ndriçim Hasën kemi marrë pjesë në Komisionin për Kontrollin dhe Futjen e Sendeve Elektroshtëpiake. Afërsisht në këtë kohë, kam dëgjuar në radio që kishte një problem në pjesën e ajrimit të Godinës B. Në këtë moment, të gjithë ne që ishim në pjesën hyrëse të Regjimit, domethënë, Unë, Ndriçim Hasa dhe Specialisti i Informacionit Arben Dulelllari dhe Specialisti i Regjimit të Jashtëm Rrapush Lepuri, jemi nisur për të shkuar në vendin ku kishte probleme. Pa arritur të futeshim në regjim, punonjësit e grupit të sigurisë, po nxirrnin jashtë një të dënuar, që dukej se ishte i plagosur. Nuk arrita të kuptoj se çfarë kishte ndodhur apo çfarë problemi kishte i burgosuri, por pashë që ai mbahej në dorë nga punonjësit e sigurisë. Në këtë kohë, sipas urdhërit të Drejtorit të Instituconit është futur Ambulanca, ku në të është vendosur i dëmtuari dhe njëkohësisht edhe një i dënuar tjetër i cili pretendonte se ishte i plagosur. Në këtë moment nuk arrita të identifikoj asnjërin prej tyre. Pas futjes së personave të dëmtuar në Ambulancë, nga ana e Specialistit të Informacionit u organizua shoqërimi i tyre për në Spitalin Civil Peqin, duke marrë të gjitha masat për ruajtjen sipas rregullave të caktuara. Unë, Ndriçim Hasa dhe Drejtori i Institucionit dhe pjesa e punonjësve të sigurisë që ishin aty, u futëm menjëherë në regjim, me qëllim për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe për të sqaruar çfarë kishte ndodhur dhe për të marrë masat e nevojshme. Nga punonjësit e policisë, brenda regjimit, nuk më kujtohet ekzaktësisht se kush, na u tha se personi që kishte plagosur dy të dënuarit (të dëmtuar), gjendej aktualisht në ambjentet e takimeve të Godinës B. Shkuam me shpejtësi dhe unë u afrova i pari te dera hyrëse, me qëllim për të hapur derën. Nga ana tjetër e derës qendronte një i dënuar, që më vonë mora vesh se ishte Sokol Mjacaj dhe pikërisht në kohën kur unë tentova të hap derën, i dënuar më drejtoi një armë zjarri, të llojit pistoletë dhe më tha “Shef mos u afro! Mos hy në gjak me mua, se nuk kam gjë me ty”. I kërkova ta ulte armën dhe të flisnin për të sqaruar rrethanat, pasi aktualisht nuk e dija se çfarë kishte ndodhur. Në këtë kohë, u afrua Drejtori i Institucionit, i cili më urdhëroi ta mbyllja derën dhe vazhdoi të komunikonte me të dënuarin, duke i bërë thirrje vazhdimisht që të qetësohej dhe të ulte armën. Pas kësaj, Drejtori i Institucionit ka qendruar pas derës duke vazhduar komunikimin për të burgosurin që qendronte pas derës, kurse unë dhe një pjesë e punonjësve të grupit të sigurisë shkuan në vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Nga punonjësi i policisë me shërbim vëzhgues ajrimi, Nëninspekor Indrit Dubali, shkurtimisht në mënyrë të përmbledhur, na sqaroi se i paraburgosuri Sokol Mjaca, kur kishte dalë nga fusha e ajrimit për të shkuar në dhomë, nga dritarja e dhomës ku ka ndodhur ngjarja, kishte komunikuar me të dënuarin Indrit Shaqja dhe i kishte kërkuar që të thërriste, për të komunikuar, të dënuarin Arben Lleshi. Sapo ishte afruar i dënuari Arben Lleshi te dritarja, Sokol Mjaca e kishte qëlluar me armë. Njëkohësisht, i kishte drejtuar armën edhe punonjësit të vëzhgimit, Indrit Dubali, duke i kërkuar që të hapte portën për të dalë nga pjesa e ajrimit. Nëninspektor Indrit Dubali, nën kërcënimin e armës, kishte hapur portën dhe i burgosur i armatosur kishte vrapuar në drejtim të ambjenteve të takimeve të Godinës B, duke u futur brenda tyre, ku edhe e gjetëm ne. Ndërkohë pas tij kishin shkuar, duke vrapuar edhe disa të dënuar të tjerë, shokë me të dëmtuarit Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja. Të gjitha këto janë sipas thënieve të punonjësit Indrit Dubali. Pas kësaj me punonjësit e grupit të sigurisë, kemi bërë mbylljen e dhomës ku kishte ndodhur ngjarja dhe mbylljen e dhomës ku kishte qenë i akomoduar i dënuari Sokol Mjaca. Kemi caktuar dy punonjës policie për të ruajtur të paprekur vendin e ngjarjes dhe kemi nxjerrë çelësat te specialisti i informacionit. Në të njëjtën kohë, kemi marrë masa për futjen në dhoma të dënuarve dhe akomoduarve në këtë sektor dhe jemi përpjekur ti qetësojmë pasi ishin shumë të irrituar. Me porosi të Drejtorit të Institucionit kemi marrë masa për forcimin e shërbimeve dhe marrjen e masave për sigurimin e të dënuarve. unë nuk kam dijeni për asnjë lloj konflikti midis tyre, pasi të dënuarit e përmendur më lart janë të akomoduar në seksione të sigurisë së lartë, ndërsa unë mbuloj Seksionin e Paraburgimit dhe të Regjimit të Posaçëm. Unë nuk kam dijeni për kohën e kontrollit të dhomave pasi nuk kryhet nga unë. Ky kontroll kryhet nga Specialisti i Regjimit të vet. Në lidhje me kontrollin e elementëve të sigurisë, kontrolli i fundit është kryer ditën e martë, por nuk di të them se kush kanë qenë personat që e kanë kryer. Këtu dua të theksoj se kontrolli i ditës së martë kryhet nga specialisti i regjimit përkatës dhe vetëm ai i ditës së shtunë kryhet nën drejtimin e Shefit të Policisë. Unë nuk kam marrë pjesë asnjëherë në kontrollin e ambjenteve ku kanë qenë të akomoduar të dënuarit e mësipërm, pasi kam kryer kontrollin e Seksionit të Paraburgimit dhe të Regjimit të Posaçëm.
Vilson Shima ka deklaruar se: Jam me banim në adresën që ju dhashë më lartë si dhe kam gjeneralitetet e mësipërme, dua të deklaroj së unë jam më detyrë punonjësi i policisë bugut Peqin.Në lidhje me sa po më pyesni dua të thëm se pyetjen e kuptova dhe e degjova qart për të cilën dua të deklaroj, detyra ime funksionale pranë IEVP Peqin është Shefi i regjimit pranë godinës B (i komanduar prje rreth 8 mujësh), ku merrem me menaxhimin e të gjithë godinës B, sipas kateve respektiv që kjo godin ka dhe sektorve. Në pjesën e godinës B bëjn pjes ambjente e opservimit, infermerisë, ambjenti airimit, guzhina dhe ambjenti i takimeve. Unë kam në varsi 70 (shtatëdhjetë) punonjës policie të burgut, të cilët merren me organizimin e shërbimeve sipas turneve të përcaktuar, shërbimet të cilat ndahen në 3(tre) turne, ku turni i para ka 23(njëzet e tre) punononjës, të cilët janë të ndarë sipas planizimit të librit të shërbimitr, 6(gjashtë) punonjës policie ka kati i parë i godis B, 6(gjashtë) punonjës policie ka kati i dytë i godis B, ku në të dy këto kate ndodhen të burgosurit, ambjeti i opservimit ka të planisuar në turn 2 (dy) punonjës policie, infermeria ka të planizuar 1 (një) punonjës policie, ambjenti i airimit ka të planizuar 2(dy) punonjës policie, guzhina ka të planizuar 1 (një) punonjës policie, dhe ambjenti i takimeve ka të planizuar 5 (pesë) punonjës policie. Dua të theksoj se punonjësit që janë të planizuar me shërbim të ambjenti i guzhinës janë me shërbim 12 (dymbëdhjetë) orarësh, ndersa punonjësit e tjerë janë me sherbim 8(tetë) orarësh dhe me tre turne. Detyrat e mija funksionale janë që të ushtroj kontroll të gjithë ambjenteve të godinës B, ky kontroll ushtrohet me plan kontrolli dy herë në javë, ku kontrollohen elementët e sigirisë të dhomave si dhe të gjithë godinës, kontrollohen hekurat e dritave, tualetet, ambjentet e përbashkëta, dushet, palestra, klasa ambjentet e ajrimit, dhomat si te gjithë ambjente e tjera që ndodhen brënda kësja godine. Ushtrohet kontroll dhome për sende të ndaluara, ku kontrolli ushtrohet i imtësishëm dhe levizen të gjithë sendet që ndodhen ne dhomën e të burgosurve. Gjithashtu kontrollojë shërbimet për mbarvajtjen e aktiviteteve, si dhe orarin e veprimeve gjatë kohes që punonjësit janë me shebrim. Për cdo problematik she shqetësim që hasen gjatë shërbimit, punonjësit e policisë me vënë dijeni mua dhe unë më pas vë në dijeni eprorin tim shefin e policisë shetasin Qani Muca, ky i fundit ka dy ditë që është komanduar në këtë detyrë, pasi këtë detuyrë më par e ka pasë shtetasi Nikolin Gjonpalaj, i cili është transferuar para 3(tre) ditësh me detyre pranë IEVP 313. Në detyrën që unë aktualisht mbaj ka rreth 8(tetë) muaji, pasi më parë unë kam qënë më shërbim specialist trupe pranë IEVP Peqin, gjithësej në detyrën e punonjësit të policisë së burgjeve unë kam rreth 9 (nëntë) vite, dhe 2(dy) vite e 6(gjashtë) muaji kam me gradën nënkomisar. Në lidhje me sa po më pyesni dua të deklaroj se unë sot më datë 15.12.2023 jam paraqitur në detyrë në orën 08:00 dhe kemi bërë mbjedhjen me shefin e policisë ku jam jam njohur me problemet e një dite më parë , ku kryesisht ka qenë problematikat e akomodimeve të të dënuarve në dhomat e banimit, kam hyrë në regjim rreth orës 09.20 ku kam shkuar në godinën B në ambientet e opservimit kam komunikuar me të dënuarit lidhur me problemt dhe shqetësimet që kan pasur, më pas kam shkuar në hyrjen e parë kati i parë godina B kam sqaruar të dënuarit sipas kërkesave , më pas kam kaluar në katin e dytë dhe kam qëndruar tek hyrja, në orën 11:40 unë kam vënë në dijeni eprorin tim shtetasin Qani Muca, ne lidhje me një gëzim familjar që kasha, du dje jam shtuar më djal, për ktë gjë i kam kërkuar eprorit leje dhe dhe më pas jam larguar për në banësn tim në Tiranë. Në lidhje me sa po më pysni dua të them se gjatë takimit që pata me të burgosurit dhe të denuarit më kanë parashtruar problemtaikat jasht orarit të veprimev, krysisht telefonat me familjarët, dalja mee shpesht në airim, sistemin e tyre napër dhomat e burgut, gjatë kësaj kohe kam pas problem vetëm me të burgosurin Xhuliano Hoxha, i cili nuk i bindet urdhërave dhe nuk zbaton rregullat e percaktuar dhe na ofendon dhe shanë me fjalë kërcenuese. Për rastin është përpiluar dhe raporti incidentit si dhe është vënë në dijeni eprori. Në momentin që unë kam marrë lejen te erpri im jam larguar për në banesë dhe situate në regjim ka qënë e qetë dhe pa problem, është detyra e tij të ndjeki problematikat që mund të këtë gjatë kohës. Unë jam njohur me ngjarjen napërmjet mediave, gjatë kohës që unë kam qënë në banes me familjarët e mij dhe duke festuar lindjen e djalit tim. Gjatë kësaj kohe unë kam pritur telefonat nga institucioni për tu praqitur, në orën 17:50 unë jam telefonuar nga specialist i informacionit për tu praqitur pranë IEVP Peqin në lidhje me ngjajren e ndodhur, dua të theksoj se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50. Më pas jam telefonuar përsëri nga specialist i informacionit dhe më është komunikuar që të paraqitem në Prokurorin e Elbasanit. Dua të thëm se shtetasi Sokol Mjacaj është i sistemuar në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1, në këtë dhomë ai ka rreth 4 ditë që është akomoduar dhe qendron në dhomë me shtetasin Ëngjëll Ucaj, të dy këtë shtetas janë të dënuar me burgim të përjetshëm. Më parë shtetasi Sokol Mjacaj ka qënë në katin e 2(dytë), sektori Nr.6, dhoma Nr.3, ku ka qënë i vetëm në dhomë. Shtetasi Sokol Mjacaj ka qënë më parë në godin A, dhe para rreth 3 (tre) muajësh ai është kaluar në Godinën B, hyrja nr.2. Dua të thëm se para 4 (katër) ditësh kur është akomoduar i dënuar në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1, është shoqeruar me një punonjës grup sigurie dhe sendet e tija nga dhuma e parë i ka marrë vetë në dorë dhe është kaluar të dhoma nr. 9, unë nuk kam qënë i pranishëm në transferimin e shtetasit Sokol Mjacaj, pasi kam qënë me shefin e policisë dhe shefin e regjimit godinës A dhe punonjësit e tjerë për sistemin e të dënuarve të tjerë, pasi kishim urdhër për të boshatisur të gjithë hyrjen nr.2, pasi do hapet sistem (41 biz). Dua të them se në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1 më parë ka qënë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili ishte i dënuar për vrasjen me burgim të përjetshëm, më par ka qënë dhe në sistemi 41 biz. Ky shtetas ka pas hasmëri me dy vllezër që ata ndodhen të dënuar në IEVP Peqin dhe konkretisht në godinën A, ata janë shtetasi Ardjan Hazizi dhe Fatmir Petraj, ky i fundit është liruar para 3 muajësh. Kur është future shtetasi Sokol Mjacaj në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1 dhoma ka qënë e pastruar ku aty ka qënë vetëm krevati si skelet, të tjerat janë hequr të gjitha. Dua të them se kontrolli i dhomës dhe fizik i shtetasit Sokol Mjacaj është bërë rreth para 1(një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga kontrolli nuk është konstauar asnjë send i kundraligjshëm. Takimi i fundit që ka kryer shtetasi Sokol Mjacaj ka që para rreth 3 (tre) muajësh, dhe më sa më kujtohet takimin e ka krtyer me kunatën ose me vëllain. Dua të them se shtetasi i ndjer Arben Lleshi ka qënë i akomoduar në katin e par Sektori nr.2, godin nr.B, dhoma nuk më kujtohet, shtetasi Arben Lleshi ka qendruar në dhom gjatë gjithë kohës i vetëm. Në lidhje me sa po më pyesni dua të thëm se sektorët në ajrim dalin të ndar vec e vecë, dhe nuk bashkohen në ambjentet e ajrimit dhe ambjente e përbashkëta mbyllen që mos të kenë kontak apo konflikte. Dua të thëm se planizimi i grafikut të ajrimit është planizim mujor, i cili përpilohet nga specialist i regjimit, firmoset nga unë dhe shefi i policisë dhe miratohet nga drejtori i burgut. Punonjësit e planizuar në shërbim në ambjentin e ajrimit kanë qënë shtetasit Ilir Balla, Indrit Dubali. Nuk kam dijeni që shtetasi i ndjer të ishte me plan masash, si dhe nuk më është komunikuar ndonjë gjë e till verbalisht. Dua të thëm se shtetasi i ndjer Arben Lleshi është i evidentuar në listën e personave të përfshir në konflikt, por jo më shtetasin Sokol Mjacaj.
Ilir Balla ka deklaruar se: Jam me banim në adresën e mësipërme dhe mbaj gjeneralitetet që ju deklarova. Prej vitit 2003 punoj në IEVP Peqin, dhe që nga viti 2005 dhe der në këtë moment kam mbajtur detyrën si punonjës i rolit bazë në ambjentet e ajrimit të godinës B. Sot rreth orës 07:30 kam shkuar në punë si zakonisht dhe në orën 08:00 kam mar turnin i cili zgjat der në orën 14:00 që është edhe orari i ajrimit për të burgosurit të cilët dalin në ajrim me radhe sipas grafikut dhe për cdo sektor orari i ajrosjes zgjat 2 (dy) orë. Të burgosurit para se të qëndrojnë në ajrim, dalin nga dhomat e tyre dhe nga kollona e sektorit der në ambjentet e ajrimit shoqërohen nga punonjësit e ajrimit, të cilët cdo turn janë dy punonjës dhe sot në këtë turn isha unë së bashku me Indrit Dubalin. Në orën 12:00 der në 14:00 ka qënë orari i ajrosjes së sektorit 1 (një) në të cilin qëndronte edhe shtetasi Sokol Mjaca, konkretisht në katin e dytë të këtij sektori, ndërsa numrin e dhomës nuk e mbaj mend pasi kishte më pak se një javë qe kishte ardhur në këtë sektor nga sektori 5 ose 6 të cilët u kthyhen në sektor 41BIS (izolim) dhe si pasojë të gjithë të dënuarit e sektorëve 5 dhe 6 u sistemuan nëpër godina të ndryshme. Gjatë orarit të ajrosjes të dënuarit kan të drejtë të shkojnë në takime, të kryejn nevojat personale etj. Rreth orës 13:40 shtetasin Sokol Mjaca e thërrasin nga kati 2 (dyte) i sektorit që të ngjitej lartë, dhe i shoqëruar nga unë shkoi të kollona e sektorit 1 (një) në katin e 2 (dytë) dhe takoi të dënuarin Ilir Çekrezi dhe ky në të njëjtin sektor i cili i tha Sokolit që të ka dal emri për në 41BIS, pasi folën disa sekonda më njëri tjetrin, Sokoli më tha do zbres të mar një kafe te makineta e cila ndodhet në fushën e ajrimit, dhe gjatë rrugës ndaloi në dritaren e dhomës së të dënuarve Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja e cila ndodhet përballë ambjenteve të ajrimit, dhe i thirri Indritit duke i trokitur në xham, mënjëherë pas këtij momenti kam dëgjuar 3 (tre) krisma arme në mos gabohem, dhe për një moment u shtanga sepse nuk e kuptova cfarë ndodhi por vura rë shtetasin Sokol Mjaca me armë në dorë të cilin pasi tentova ta neutralizoj më drejtoi pistoletën në gjoks dukë më thënë “mos u afro se po lëvize edhe një hap do të vras, nuk kam punë me ty”, dhe menjëherë u nis te dera e ajrimit e cila të nxjer te guzhina dhe ju drejtua me armë kolegut Indrit Dubali duke i thënë “hap derën se të vrava” i cili e hapi derën dhe nën kërcënimin e armës Sokoli e mori me vete në drejtim të guzhinës, unë mënjëherë kam njoftuar të gjitha njësitë si grupin e gatshëm, oficerin e rojes etj, që i dënuari Sokol Mjaca ka armë në dorë. Më pas nuk e di cfare ndodhi sepse së bashku me kolegët e tjerë u morëm për mbylljen e ajrimit duke i sistemuar të burgosurit nëpër sektor por më vonë kam mësuar se Sokoli kishte plagosur shtetasit Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi, ky i fundit mbetur i vdekur ndërsa Indriti është transportuar me urgjencë në Spital. Arbeni qëndronte vetëm në dhomën numër 10, në katin e parë të sektorit 2 (dy) e cila është ngjitur më dhomën e Indritit dhe Ilirit. Ndërsa se si u gjend Arbeni në dhomën e tyre nuk e di nëse ndodhej aty apo e thërriti ndonjë përson. Nuk kam dijeni që të kenë patur ndonjë problem, madje Sokoli shkonte me Indrit Shaqen pasi kishin qën në një sektor më parë. Nuk e di se kush e thirri por kemi dëgjuar vetëm zërin, dhe më pas me kërkesë të Sokolit e kam shoqëruar që të ngjitej në katin e dytë. Nuk kam asnjë dijeni se ku e gjeti Sokoli armën. Normalisht kryhet një kontroll fizik me dorë, i cili në mungesë të grupit të sigurisë kontrollohen nga punonjësit e ajrimit.
Indrit Dubali ka deklaruar se: Jam banues i adreses se siperpermendur ne lagjen Cezme Peqin. Jam punonjes ne burgun e Peqinit , me pozicion vezhgues ajrimi ne kete burg. Kam punuar ne pozicione te ndryshme vetem ne kete burg. Punoj ne burgun e Peqinit prej vitit 2003. Kam qene ne pozicione te ndryshme pune si vezhgus kamerash, ke centrali ne pozicionin centralist, polic sektori, ke takimet ne periudha te ndryshme kohore. Prej 5 vitesh punoj si vezhgues ajrimi. Puna ime konkretisht marr te burgosurit nga sektori dhe i nxjerr ne ajrim. Zakonisht jemi 2 (dy) punonjes qe merremi me shoqerimin e te burgosurve. Jane 2 sektore qe dalin ne orare te ndryshme. Hap deren kur del njeri sektor dhe futet sektori tjeter brenda. Sot ishin 2 veta , une dhe kolegu im Ilir Balla. Instruktazhin na e ben oficeri rojes. Jane 3 turne ajrimi nga 2 ore. Dalin 2 ore njeri sektor, 2 ore sektori tjeter. Fillon ne oren 07:50 dhe mbaron 13:50. Orari zyrtar eshte 08:00 deri 14:00. Un ne momentin e ngjarjes isha jashte ne ajrosje dhe po prisje te futeshin te burgosur ne sektorin nr 1. Kaluan disa tnga te burgosurit dhe u drejtuan per te dera per tu futur brenda. Ne oren 13:50 degjova nje zhurme qe erdhi nga kollona 1+2 ne katin e pare te burgut. U hutova per momentin dhe afrova per te pare se cfare ndodhi. Ne ato momenta pash qe u kthye mbrapsh i burgosuri Sokol Mjaca me nje arme ne dore dhe ma drejtoi drejt meje per te me gjuajtur. Pasi me drejtoi armen me tha: “Hap deren kryesore te ajrimit, se perndryshe do te vras”. Nen kercenimin e armes u detyraova hapa deren , pasi u tremba dhe u hutova. Ne momentin qe hapa deren ai vrapoi rreth vendin ku behen takimet dhe guzhina , nuk dinte ku te shkonte , kerkonte nje menyre per tu arratisur. Vrapova mbas tij me 2 te burgosur te tjere per ta ndaluar , konkretisht me shtetasit Indrit Shaqa i cili ishte i plagosur gjate ndjekjes dhe Tomorr Caushi. Nuk degjoi thirrjeve dhe u fut direkt ne korridorin e takimeve dheterhoqi deren nga brenda por nuk e mmbyllte dot. Brenda ishin punonjset e takimeve dhe terhoqa deren dhe nxorra punonjsen Burbuqe Manahasa nga dhoma. Dolen punonjesit qe ishin brenda te cilet ishin kercenuar qe mos lini te futet njeri brenda. Ngeli vetem shtetasi Sokol Mjaca ne korridor dhe e mbylli plotesisht dhomen. Kerkonte takim vetem me Prokurorin e Pergjithshem. Kemi bere thirje disa here per tu dorzuar nga Drejtori Burgut dhe nuk pranonte te dorezohej. Me pas kam ikur ngaqe u bene shume veta dhe leviza nga ai vend. Ne kontrollohemi me skaner, i heqim rrobat , xhupin kepucet rripin oren celsat dhe mjete metalike dhe i fusim ke govata per te kaluar ne skaner. Vete futemi me shapka dhe kontrollohemi me detektor. Sot e kam bere kontrollin ne oren 07:35. Nuk ka pasur raste per tu futur sende te ndaluara brenda. Kjo eshte hera pare e degjuar nga ana ime. Kontrollin na e ben kontrolli i burgjeve dhe futemi ne regjim.
Gani Muça ka deklaruar se: Jam me banim në adresën e mësipërme dhe mbaj gjeneralitetet që ju deklarova. Prej vitit 2007 punoj me burgjet ku për rreth 3 (tre) vite kam punuar në IEVP Rrogozhinë, dhe nga viti 2010 punoj në IEVP Peqin ku aktualisht mbaj detyrën e punonjësit të rolit bazë me gradën nëninspektor me shërbim në kollonë e cila mbulon sektorët 1 (një) dhe 2 (dy). Sot kam mar turnin e parë në orën 07:00 i cili zgjat der në orën 14:00 kur mbaron edhe orari i ajrosjes për të dënuarit. Në orën 12:00 me 14:00 ka qënë i planizuar me grafik për ajrosje sektori 1 (një) dhe 2 (dy). Në dhomë numër 9 (nëntë) të sektorit 1 (një) qëndronte i dënuari Sokol Mjaca i cili ishte akomoduar aty prej 3 ose 4 ditësh dhe qëndronte në dhomë me të dënuarin Engjëll Ucaj. Rreth orës 13:40 pasi ishte në ambientet e ajrosjes, ngjitet në sektorin 1 i shoqëruar nga kolegu i ajrimit Ilir Balla shtetasi Sokol Mjaca i cili duke shkuar në dhomë i thotë përgjegjësit të sektorit Erjon Çilaj “mos të iki shoqëruesi poshtë se do dal prap”. Pasi u fut në dhomë për një moment doli prapë dhe zbriti poshtë sëbashku me shoqëruesin, dhe pas një kohe të shkurtër dëgjova krisma dhe zhurma që vinin nga poshtë. Më pas u kthyen të dënuarit duke u sistemuar nëpër dhoma ndërsa Sokoli nuk u kthy por më vonë kam kuptuar që Sokoli kishtë qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Arben Lleshi. Detyra ime është që të mbikqyr të dy sektorët duke mbajur komunikim me punonjësit e policisë së sektorëve dhe më përgjegjësit e hyrjes 1 të katit 2 B. Nuk kam dijeni që Sokoli të ketë patur ndonjë konflikt me Arbenin, mandje ata qëndronin në kate dhe sektor të ndryshem. Ne nuk e kemi thirrur, mendoj se duhet të jetë ngjitur vetë. Jo, nuk kam asnjë dijeni në lidhje me armën nëse Sokoli e ka marrë diku apo tja ketë dhënë dikush. Jo nuk kam parë që të ketë marrë ndonjë gjë nga dhoma. Me rregullore të dënuarit kur dalin ose hynë në ajrim kontrollohen nga grupi i sigurisë dhe specialisti i trupës, por në mungesë të tyre në rastin konkret nuk janë kontrolluar.
Florenc Mile, ka deklaruar se: Unë kam 19 vite që punoj në burgun e Peqini, jam punonjës i rolit bazë dhe me sherbim jam ne Sektorin 2 në katin e dyte B. Unë punoj me turne sot kam qënë turni i parë në punë e kam marë shërbimin ne oren 7:00 dhe e lë në orën 14:00. Detyra ime funksionale është te ndjek aktivitetin ditor brënda Sektorit si Ajrime takime, përshëmbull vjen polici i takimeve dhe unë lajmëroj te denuarit për takim, për gjyqe, kur mar shërbimin bëj kontrollin e elementeve te sigurise gjendjen fizikedhe shëndetesore te te denuarve, mbajtja e ambientev ne Sektor pastër, dhe raportimi në kohë për cdo problematike te ndodhur tekm përgjegjeësi i hyrjes, unë kam nga viti 2010 që punoj tek kati i dyte seksioni B i burgut Peqin. Sot ne katin e dyte turni i pare shërbenin 6 punonjes burgu. Konkretisht tek tek Sektori 1 ka sherbyer Erjon Çilaj dhe Genc Muca nbë kollone, ne hyrje kolegu Ali Karaj, tek Sektori 3 Mariglen Çelhemo, tek Kollona 3-4 dhe tek Sektori 4 Lulëzim Vrapi, tek Sektori 2 kam shërbyer unë. Unë kam pasur sot ne Sektor 25 te denuar. Unë jam në dijeni teë ngjarjes së ndodhur pasi kam qënë në shërbim në Sektorin 2 kati i dyte, ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:45 mintua, unë isha në fund te Sektorit kur degjova si perpalse dritare ku isha unë dhe më pas degjova zhurmat e të denuarve që lëvizinin. Në këtë kohe vijne dhe te dënuarit e sektorit 2 që ishin në ajrim duke luajtur futboll te cilet u futen ne per dhoma. Në atë kohe ne lame sherbimin dhe dolem përjashta në oborr dhe aty mora vesh që kishte pasur te shtena armesh dhe i denuari Sokol Mjaca ishte futur tek dhoma e takimeve te Seksionit B. Ngjarja ka ndodhur ne katin e parë ndërsa unë isha me sherbim ne katin e dyte dhe nuk kam ndonje informacion se cfarë ka ndodhur konkretisht vetem kur mora vesh që Sokol Mjaca kishte qëlluar me arme Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja. Sokol Mjaca ishte i denuar që rritne ne katin e dyte tek Sektori 1(nje) dhoma nr 9 ku sherbente si punonjës kolegu Erjon Çilaj. Sokoli rrinte ne dhome me te denuarin Engjell Ucaj, une kam bërë nja dy shërbime me përpara tek sektori ku rrinte Sokol Mjacaj dhe ai ishte nje tip i mbyllur nuk para shoqërohej me te tjere. Nuk kam informacion nuk e di. Une di që para 6-7 vitesh Arben Lleshi ka qënë në katin e dyte dhe sillej mire nuk ishte problematik. Detyre për te bere kontroll e ka grupi i gatshem i cili e ben kontrollin me plan-masash dhe kur ka informacion se ndonje burgosur posedon sende te ndaluara. Shërbejen te gjithe me radhe tek Sektori 1 ku ndodhet Sokol Mjacaj sot ishte Erjon Çilaj neser eshte tjetri dhe keshtu me radhe. Te gjithe jane mbi 20 punonjës policie që shërbejne me radhe tekm Sektori 1 pra bëhët me rotacion shërbimi. Te denuarit dalin 1 (nje) here ne dite për ne fushën e ajrimit dhe kur dalin dhe futen kontrollohen fizikisht nga punonjesit e policise se ajrimit dhe grupi i gatshem. Sot Sektori 1 dhe Sektori 2 dolen për ajrim ne 12:00 dhe radhja ne 14:00. Punonjesit e policise që kishin për detyre te benin sot kontrollin fizik te te denuarve janë Indrit Dubali dhe Iliri mbiemri sme kujtohet por te dy nga Peqini. Gjithashtu te denuarit i kontrollon cdo dite dhe grupi i gatshëm.
Brunilda Hyra, e cila ka deklaruar se: Unë jam punonjës e rolit bzë shoqëruese në regjimin e brëndshëm Godina B ne Burgun e Peqinit. Unë kam 12 vite që punoj në këtë Institucion. Kam rreth 10-vite që punoj në këtë pozicion që mbaj aktualisht. Sot në datën 15.12.2023 unë kam marë shërbimin si zakonisht në oren 07:00-15:00. Puna ime është pa turne unë e marë gjithmone ne oren 07:00 dhe e le gjithmone ne oren 15:00. : Detyra ime është shoqëruese dhe çekimi i familjarev që vijne në Institucion për vizita tek te të dënuarve, me pak fjale. Unë gjatë punë time rri tek dhoma e takimeve te familjareve me te denuarit. Kur familjarët hyjnë ne ambienet e brëndshme te IEVP, vijne tek dhoma e takimeve dhe unë aty brenda, ju bëj çekimin e orarit te vizites se familjarve me te denuarin. Mbas mbarimit te orarit te vizites. Unë bëj përsëri cekimin dhe shoqëroj familjarët deri tek dera e jashtme e ambineteve te takimeve. Çdo dite ne jemi 5 (pese) persona që meremi me kete pune pra me cekimin e vizitave. Ne jemi 5 persona fiks cdo dite që mermei me kete punë dhe koleget e tjere me të cilet unë punoj janë: Sami Kopaçi nga Elbasani, Xhemal Sula nga Librazhdi, Burbuqe Manahasa nga Peqini, Mimoza Nuka nga Peqini. Takimet e familjarve behen çdo dite nga ora 07:00-15:00, dhe mbas këtij nuk ka më takime por nese një takim ka nisur mund te qëndrojme deri sa te mbaroj takimi pra mund te zjgas edhe 1 ore me shumë, kjo është menyra si funksionon takimi i te denuarve me njerëzit e tyre te afërm. Takimi zgjat pak a shumë rreth 1 ore aq është me rregullore. Unë si detyre funksionale bëj shoqërimin e familjarve tek dhoma e takimit pra cekimin e tyre, ndersa gjatë zhvilimi te takimit detyre për mbajtjen në ëzhgim te të dënuarit me të afërmit e ka vëzhguesja ku në këtë Ievp është shtetajsa Burbuqe Manahasa e cila mbikqur takimin nese ka problem si konflikte apo zena midis te denuarit me familjaret. Po jam në dijeni bile sot unë kam qënë ne punë në momentin që ndodhi ngjarja rreth ores 13:45’ minuta. Unë në ato momente isha brenda tek ambientet e takimeve dhe kam degjuar ne Radio se kërkonin “Ndihmë nga grupi i sigurise se burgut”. Më pas kam pare te denuar që vinin me vrap nga vendi i Ajrimit, pra fusha ku rrine te denuarit te cilet vinin me vrap në drejtim te takimeve te B. Aty kam parë disda të dënuar që vini tek dhoma e takimeve dhe midis tyre kam pare dhe te denarin shtetasëin Sokol Mjaca. I cili afrohet dhe na thote “Dilni jashte se ju vrava” dhe ne nga frika dolem me vrap të pestë sic ishim. Më pas Sokol Mjaca hyri brenda tek dhoma e takimeve dhe te denuarit e tjere po ndiqnin me vrap për ta kapur por nuk e kapen dot dhe me pas Sokol Mjaca mbylli deren dhe ngeli brenda tek dhoma e takimeve ndersa ne dolem perjashta. Me pas ne u larguam dolem tek oborri i Institucionit. Aty me pas erdhi grupi i sigurise ndersa Sokol Mjaca rrinte brenda dhomës së takimit. pashë vetem që kishte diçka të zezë në dore por nuk e pashë mire psi ishim te trembur. Jo nuk ka pasur. Nuk më kujtohet sakte por mesa mbaj mend takimin e fundit e ka pasur nga mezi i muajit Shator. Dhe mësa mbaj mend e ka apsur takimin me vëllain e tij Paulin Mjaca dhe me nje Valentina Mjaca nuk e di se cfarë e kishte. Keta i vinin për takim gjithmone te tjere nuk i vinin. : I kishte shume të mira dhe ishte shume i dashur me familjaret e vet. Nuk kam informacion pasi nuk me lidh puna por nuk mbahej per tip konfliktuoz. Di që jetonte vetem në dhomë, nuk rrinte me njeri tjeter mesa di unë. Nuk e di cfarë mardhenie kane me njeri-tjetrin.
Qemal Cora ka deklaruar se: Jam i punesuar ne Burgun e Peqinit , kam 20 vite qe punoj aty. Puna ime eshte polic sektori, dhe puna ime eshte hap dhe mbyll dyert , kur dalin ne takim, nese do te shkoje tek infermierja aktivitete te ndryshme si keto. Ne punojme me turne dhe sot isha turn i pare. Ne lidhje me ngjarjen dua te sqaroj se une punoj sektorin 1 , kati i pare dhe nuk kam dieni shume qe te te mund te sqaroj me detaje cdo gje. Per ngjarjen mesova nga zhurma qe ndodhi kur po bertisnin cunat qe ndodheshin neper dhoma. Ka qene ora rreth 13:45- ose 13:50 pasi per pak ndodhte nderrimi i sherbimeve. Nuk e njoh fare , nuk kam pasur kurre te bej me te ndoshta edhe ngaqe kam qene ne kat te pare , nuk e dija fare sesi ishte a ishte problematik pasi ndodhi kjo e sotmja mora vesh qe ishte denuar per vrasje. Ne ato momente isha ne sektor , se cfare ndodhi nuk e di pasi sic mesova ka qene ne ambientet e ajerosjes. Une vetem kur degjova zhurmat , prap menduam se po grindeshin te denuarit me njeri tjetrin por pame qe erdhi grupi i gatshem dhe ateher nuk e dinim se per cfare kishin ardhur. Nuk kam shume dieni. Ateher ne 1 turn ne sektor punon vetem nje polic, sot isha un ne sektorin 1 pastaj eshte polici i kolones me dere me zgare dhe me pas polici i sektorit tjeter. Turn i pare ne sektorin 1 isha vetem une por sic thashe edhe me lart nuk kam detaje qe te mund te te sqaroj ne lidhje me ngjarjen e ndodhur pasi une jam ne kat te pare dhe ngjarja ka ndodhur ne kat te dyte.
Mimoza Nuka, ka deklaruar se: Jam e punesuar ne Burgun e Peqinit dhe pozicioni i punes eshte “Shoqeruese Familjaresh”. Kam 20 vite qe punoj ne sistemin e burgjece , me pare kam punuar te kamerat e ne shume pozicione por kam 1 vit e gjysem qe punoj te takimet. Ne lidhje me ngjarjen dua te sqaroj se isha ne krye te detyres dhe ishte afersisht ora e nderrimit te sherbimit rreth 13:50 dhe ne radio degjuam se kishte probleme tek ajerimi i godines B , ishim duke pritur cfare do degjonim tjeter pasi ndodhe ndonjehere qe te zihen me grushta. Papritur vume re se i denuari Sokol Mjaca , i cili mbante nje psitolete ne dore po vraponte sepse ishin dhe dy te denuar te tjere qe e ndiqnin. Ai po vinte drejt portes se takimeve , u fut ne ambientin e takimeve ku ne ato momente ishim une dhe 4 koleget e mi. U fut brenda dhe mbulli deren pasi donte te mbrohej nga dy te denuarit e tjere qe po e ndiqnin qe ishin Indrit Shaqja te cilin Sokoli e kishte plagosur dhe Tomorr Caushi. Ne ato momente Sokol Mjaca futet ne ambientin e takimeve me arme ne dore dhe mbyll deren , pas tij ishin edhe punonjesit e ajerimit qe po e ndiqnin , erdhen te gjithe dhe u normalizua situata. Pas kesaj mesuam se Sokol Mjaca kishte qelluar nje te denuar te quajtur Arben Lleshi dhe kishte plagosur Indrit Shaqja i cili i plagosur i ishte vene pas per ta ndjekur. Kemi qene te traumatizuara dhe ne ato momente jemi larguar sapo na eshte dhene mundesia. Ateher une jam shoqeruese familjaresh dhe puna qe bej une eshte qe te shoqeroj familjaret nga dera qe futen brenda dhe deri tek godina e takimit. I gjithe procesi i punes time fillon pas regjstrimit qe u behet familjareve , u behet edhe kontrolli fizik nga punonjes te kontrollit , futen ne skaner kontrollohen dhe dme dedektor , po i njejti kontroll behet edhe per ne kur hyjme dhe kur dalim nga puna, me pas i marr familjaret dhe i coj ne ambientet e takimit te godines B ku kryhen edhe takimet me te denuarit. Ateher per te takuar kete shtetas zakonisht vjen vellai dhe motra e tij por edhe keta shtetas vijne rralle. Nuk mbaj mend saktesisht por besoj se ka rreth 2 muaj qe nuk ka pas takim. Me ne nuk ka pasur probleme ne te gjitha takimet e tij ka qene i qete dhe asnje nuk e priste nje ngjarje te tille por qe eshte i rrezikshem duke ditur veprat per te cilat eshte denuar.
Burbuqe Mana, e cila ka deklaruar se: Jam e punesuar ne Burgun e Peqinit dhe pozicioni i punes sime eshte Vezhguese e takimeve te godines B. Kisha takim me te denuarin Krenar Maci , sapo kishin ardhur 2 familjaret e tij dhe i futa tek dhoma sipas rregullores , mbylla deren qe te vazhdonin takimin dhe vajta tek tavolina ime per te shkruar emrat e te denuarit dhe familjareve. Ne ate moment degjuam ne radio dhe koleget po flisnin se kishte ndodhur dicka ne ajerim. Papritur pash te denuarin Sokol Mjaca qe u fut me pistolete ne dhomen e takimeve , dhe kerkonte te mbyllte deren. Ne ate moment dola nga dhoma pasi kishim shume frike se mos na qellonte. Ai mbylli deren dhe keshtu arriti te largohej nga dy shtetas qe ishin duke e ndjekur. Ishin shtetasit Indrit Shaqja te cilin Sokoli e kishte plagosur dhe Tomorr Caushi qe po e ndiqnin qe ta arrinin. Pasi ai mbylli deren erdhen shumica e forcave , grupi i sigurise etj qe u normalizua situata. Ne ishim shume te shqetesuar. Pasi ndodhi cdo gje morem vesh se Sokoli kishte qelluar per vdekje nje te denuar tjeter dhe kishte plagosur te denuarin Indrit Shaqja i cili me pas po e ndiqte per ta kapur. Kam qe prej vitit 2006 qe punoj ne sistemin e burgjeve dhe puna ime saktesisht edhe vezhgimi i takimeve , mos ndodhi ndonje problem gjate takimeve , te kontrolloj oren kur jan futur dhe kur duhet te dalin familjaret dhe gjithashtu merrem edhe me Skype-n pasi qe ne kohen e pandemise ka edhe te burgosur te cilet komunikojne me familjaret e tyre permes Skypit. Familjaret regjistrohen dhe u behet kontrolli fizik e me pas vijne tek ne per te hyre ne godinen e takimeve. Jo vetem familjaret por edhe ne kontrollohemi cdo dite kur vijme qe hyjme, futemi ne skaner , hyjme edhe tek dhoma me dedektor. I njejti kontrroll iu behet edhe familjareve para se te hyjne ne takim. Sokoli gjate takimeve ska qene problematik por duke ditur qe eshte i denuar me burgim te perjetshem eshte normalisht problematik. Por Sokoli rralle ka takime. Mesa mbaj mend heren e fundit , e cila ka qene rreth 2 muaj me pare ka ardhur vellai i tij dhe motra e tij per ta takuar. Por ai ka komunikuar edhe ne skype dhe data e fundit ka qene 4 dhjetor 2023 me nje shtetase Ilda ose Ida. Dua te shtoj se asnjehere nuk e prisnim te ndodhte nje gje e tille dhe jemi akoma ne shok. Nuk ka pasur asnjehere probleme te tilla , kane ndodhur zenka por asnjehere nuk prisnim dicka te tille pasi me gjithe ato kontrolle duke gati e pamundur te ndodhe.
Xhemal Sula, i cili ka deklaruar se: Me vullnetin e tij te lire ai deklaroi: ne lidhje me sa pyetem nga ana juaj ne date 26.08.2004 jam punesuar prane Institutit te Ekzekutimeve te Vendimeve Penale Peqin, ku kam punuar ne sektore te ndryshme si punonjes policie i burgjeve i rolit baze. Aktualitsht une kam rreth dy vite qe punoj me shoqerimin e te denuarve per ne takimet familjare. Detyra ime konsiston ne ruajtjen e te denuarve gjate takimeve qe aty kryejne me familjaret, po keshtu une verifikoj edhe konflitet qe mund te ndodhin ne momentin e takimeve ndermjet te denuarit dhe te denuarve te tjere brenda sektorit te takimeve ne sigurine e larte ne godinen B, kete verifikim une e bej tek lista e apelit te cilen e administrohen ne zyren e pergjegjesit te takimeve si dhe ne cdo sektor. Ne date 15.12.2023 ne oren 07:30, une kam marre sherbimin, se bashku me koleget Sami Kopaçi, Buqe Manahasa, Bruna Zaimi dhe Moza Nuka, ku ne jemi punonjesit e takimeve per ne godinen B. Une dhe shtetasja Bruna Zaimi kemi bere shoqerimin e te denuarve per takime, ndersa Moza Nuka ka bere sjelljen e familjareve qe vine ne takim. Mesa mbaj mend sot jane bere rreth 8(tete) takime ndermjet familjareve dhe te denuarve. Te gjitha takimet jane te shenuara ne librin e vezhgimit te takimeve te cilin e administron vezhguesja e takimeve shtetasja Buqe Manahasa dhe pergjegji i takimev Sami Kopaçi. Ne takimet e sotme qe une kam shoqeruar personat nuk ka patur ndonje takim midis te denuarve te perfshire ne ngjarje dhe familjareve te tyre. Rreth ores 13:50, ka ardhur me vrap me pistolete me mulli ne dore i denuari Sokol Mjaca, dhe mbas tij po e ndiqnin dy te denuarit Indrit Shaqa dhe Tomorr Caushi, konkretisht nga sektori i ajrimit per ne dretjim takimeve te godines B. Shtetasi Sokol Mjaca me pistolet ne dore hyri ne porten e takimeve na e drejtoi neve duke na thene mos levizni dhe ne kete moment mbylli deren nga brenda. Une, Sami Kopaci, Bruna Zaimi, Moza Nuka, Buqe Manahasa, u perplasem fizikisht per te neutralizuar dy te denuarit Indrit Shaqa dhe Tomorr Caushin, sepse ne nuk po e kuptonim situaten se cfare po ndodhte. Nderkohe shtetasi Sokol Mjaca rrinte ne koridor me arme ne dore. Ne kete moment eshte njoftuar grupi gatshem te cilet moren dy te denuarit te cilet i neutralizuam ne. Gjate kesaj kohe i denuari Sokol Mjaca, rrinte me arme ne dore tek koridori i takimeve. Me pas kan ardhur forca te shumta policie dhe me pas shtetasi Sokol Mjaca u dorezuar. Une jam ne sektorin e takimeve dhe ne nuk na lejohet te mbajme arme me vete, pasi e kemi te ndaluar. Sot nuk kane patur takime asnjeri nga personat e larpermendur, ndersa me pare kane patur takime sipas grafikut te miratuar nga Shefi Policise dhe Drejtori, por qe une nuk i mbaj mend se me cilet pesona kane bere takime keta te denuar. Kjo detyre i perket vezhgues se takimeve dhe pergjegjesit te takimeve konkretisht Buqe Manahas dhe Sami Kopaçi. Po keshtu te gjith personat qe kane bere takime jane te regjistruar ne regjistrat perkates. Mesa degjova nga koleget vrasja ka ndodhur ne sektorin e ajrimit, zone e cila nuk mbulohet nga ana jone.
Është pyetur i dënuari Engjel Ucaj, i cili ka deklaruar se pa te hynte ne dhome me shpejtesi Sokol Mjaca dhe direkt shkoj ne tualete, aty ka qendruar pak dhe u largua. Ne kohen qe ishte në tualet Engjelli ka degjuar zhurme nga brenda tualetit dhe Sokoli eshte larguar menjehere.
Fatos Pire ka deklaruar se: Me vullnetin e tij te lire ai deklaroi: ne date 24.02.2020 une jam punesuar si punonjes policie i burgjeve prane Institutit te Ekzekutimeve te Vendimeve Penale Peqin. Aktualisht une kryej sherbim ne katin e pare te godines B, ku ne kete godine jane kater sektore me te denuar. Kater sektoret jane te ndara me zgara. Sot une kam mare punen ne oren 07.00, ku eshte bere instruktazhi nga specialisti i informacion Arben Dulollari dhe sipas grafikut kam kryer sherbim si pergjegjes per sektorin 1 dhe 2 ne katin e pare te godines B. Detyra ime ka konsistuar mbikqyrjen e zgarave te sektorit 1 dhe 2, per te kqyrur deren e palestres, deren e klases si dhe te mbikqyr deren e dusheve. Ne sektoirn nr.1 ka qene polic ne dhome shtetasi Qemal Cora, ndersa ne sektorin dy ka qene Klement Haka. Shtetasi Arben Lleshi ka qene ne sektorin 2. Ky shtetas ka dale ne ajrim rreth ores 09:45. Shtetasin Arben Lleshi e ka shoqeruar polici i ajrimit Ilir Balla, i cili ka hapur deren e ajrimit dhe ka bere shoqerimin e personit ne sektorin e ajrimit. Shtetasi Arben Lleshi nuk ka ndenjur ne orar te plote te ajrimit dhe eshte kthyer brenda ne sektorin nr.2 godina B. Mua nuk me kujtohet se kush e solli brenda Ilir Balla apo Indrit Dubali. Brenda orarit 09:45 deri 11:45 kane dale dhe hyre te denuar te tjere, pasi dalja ne ajrim eshte sipas deshires se tyre. Mbas ores 11.45 te denuarit hyjne neper sektoret e tyre dhe mund te merren me aktivetetet e perdishme, si mund te shkojne ne klase ne dushe, palester. Zgarat ndarese te dy sektoreve qnedrojne te mbylla. Rreth ores 13:45, punojesi i ajrimit shtetasi Indrit Dubali, i ka rene deres dhe me ka thene do shoqeroj nje te denuar ne nga kati i dyte. Une kam hapur deren e ajrimit dhe Indrit Dubali eshte ngjitur ne katin e dyte, pasi ai i ka vete celesat e zgares se katit te dyte. Pas rreth nje minuti ka zbritur nga kati i dyte Indrit Dubali me te denuarin Sokol Mjaca, dhe kane ardhur tek dera e ajrimit te cilen une qe kur hyri Indrit Dubali e lash hapur pasi keshtu eshte procedura. Gjate kohes qe Indrit Dubali zbriti me te denuarin Sokol Mjaca, une isha ne afersi te zgares se sektorit 2 dhe deres se ajrimit. Indriti ka dale jashte me te denuarin Sokol Mjaca dhe une pas daljes se tyre kam bere mbylljen e deres se ajrimit dhe kam shkuar ne pozicion midis zgares se setorit 2 dhe deres se ajrimit. Ne kete moment fillimisht kam degjuar zhurme sikur goditen deren e dhomes me dicka metalike, me pas degjova te shtena. Ne kete moment kam verifikuar te gjith zgarat nese ishin mbyllur dhe ato me rezultuan ne rregull te mbyllura.Ne kete moment ka therritur polici i sektorit nr.2 Klement Haka dhe me ka thene se ishte i shtrire i gjakusur i denuari Arben Lleshi, ne dhomen e te denuarit Ilir Xhaka. Ne kete moment une kam njoftuar pergjegjesin e hyrjes shtetasin Fari Çollakun dhe i kam thene se gjendej nje person i shtrire i gjakosur ne dhomen e te denuarit Ilir Xhaka. Me pas ka ardhur grupi i punonjesve te sigurise te cilet kane transportuar per ti dhene ndihmen e pare shtetasit Arben Lleshi. Me pas ka ardhur nderresa e sherbimit dhe ne kemi mbaruar sherbimin. Dua te shpjegoj se Sokol Mjaca sic doli ne ajrim nuk hyre me sektorin e godines B. Nuk e di se kush ka qene pergjegjes apo polic sektori, pasi jane te planizuar me liber tjeter sherbimi, por ne katin e dyte kane qene shtetasit Genci Muca, Florenc Mile dhe Erion Çilaj. Une nuk e di ne cilin sektor ka qene i denuari Sokol Mjaca, por per ta shoqeuar per te dale ne ajrim eshte bere nga punonjesi i ajrimit Indrit Dubali, rreht ores 13:45 dhe ne momentin qe Indrit Dubali dhe i denuari Sokolj Mjaca kane dale jashte une kam mbyllur deren e ajrimit. Jo, une si pergjegjes per sektorin 1 dhe 2 nuk e kam per detyre te kontrolloj te denuarit qe dalin per arjim. Kete detyre e kane punojesit e grupit te sigurise te cilet duhet te jene prezent ne momentin qe dalin tek dera e ajrimit te denuarit. Sot nuk ka patur punonjes 03 te grupit te sigurise tek dera e ajrimit. Procesi i ajrimit ne katin e pare godina B, sot ka qene nga ora 09.45 deri 11:45. Keto orare jane te ndryshme dhe planizohen nje here ne jave nga shefi i regjimit Vilson Shima dhe miratohen nga shefi i policise Qani Muca. Te gjithe punonjesit qe kryejne te njejtin sherbim si une te njejten procedure ndjekin sipas rregullores. Jo nga shikimi viziv qe i bera nuk pash ndonje gje te kundralishme apo arme. Planizimi i punonjesve te sigurise behet nga pergjegjesi i grupit te sigurise te cilet jane shtetasit Gjergji Vishkulli, Xhevahir Sharka,Ylli Pashja, une nuk e di se cili ka qene nga keta pergjes i grupit te sigurise.
Erjon Cilaj, ka deklaruar se: Jam banues i adreses se siperpermendur ne fshatin Kosove e Madhe, Belsh. Jam punonjes ne burgun e Peqinit, me pozicion polic sherbimi ne sektorin brenda burgut. Kam punuar ne kete pozicion qe nga Nentori 2020 dhe vazhdoj te punoj ne kete pozicion. Puna ime eshte qe te hap dyret te burgosurve. Une merrem me hapjen dhe mbylljen e deres se qelise kur kane aktivitete te ndryshme ,konkretisht :takime, biseda ne skype , kur falen , apo kur dalin ne ajrosje. Une vetem i nxjerr nga qelia ne korridor. Me pas vine i marrin policet e shoqerimit te ajrimit sepse ata e hapin deren qe dalin. Polic sektori jam vetem un dhe sot kam qene ne sektorin 1 kati 2 te B. Instruktazhin na e ben oficeri rojes. Jane 3 turne ajrimi nga 2 ore. Dalin 2 ore njeri sektor ,2 ore sektori tjeter. Fillon ne oren 07:50 dhe mbaron 13:50.Orari zyrtar eshte 08:00 deri 14:00. Une ne momentin e ngjarjes ne sektorit nr 1 ne katin e dyte duke patrulluar. Vetem kam degjuar te bertitura rreth ore 13:40. Nuk zbrita sepse jane zgara e mbyllura dhe nuk na lejohet te dalim. Ngjarjen nuk e pashe se cfare ndodhi pasi isha lart ne katin dyte dhe te burgosurit kishin dale ne ajrim. Kontrollohen nga grupi i sigurise qe rrine brenda ne regjim. Nuk kam dijeni nese eshte kontrolluar shtetasi Sokol Mjaca, une vetem i kam hapur deren e qelise. Me sa kam qendruuar aty ai sillej normal, nuk ka pasur probleme. Ne kontrollohemi me skaner, i heqim rrobat , xhupin kepucet rripin oren celsat dhe mjete metalike dhe i fusim ke govata per te kaluar ne skaner. Vete futemi me shapka dhe kontrollohemi me detektor. Sot e kam bere kontrollin ne oren 06:45.Nuk ka pasur raste ne dijenine time per tu futur sende te ndaluara brenda, nuk kam degjuar asnjehere. Kontrollin na e ben kontrolli i burgjeve dhe futemi ne regjim. Nuk kam gje tjeter per te shtuar. Kjo ishte e gjithe ngjarja e ndodhur sot dhe qe un kam dijeni.
Kelmend Haka ka deklaruar se: Jam banues i adreses se siperpermendur ne lagjen Xhami, Peqin. Jam punonjes ne burgun e Peqinit, me pozicion polic sherbimi ne sektorin brenda burgut. Kam punuar ne kete pozicion qe nga gushti i vitit 2014 dhe vazhdoj te punoj ne kete pozicion. Puna ime eshte qe te hap dyret te burgosurve. Une merrem me hapjen dhe mbylljen e deres se qelise kur kane aktivitete te ndryshme, konkretisht takim, biseda ne skype, kur falen, apo kur dalin ne ajrosje. Une vetem i nxjerr nga qelia ne korridor. Me pas vine i marrin policet e shoqerimit te ajrimit sepse ata e hapin deren qe dalin. Polic sektori jam vetem un dhe sot jam punonjes i sektorit nr 2. Instruktazhin na e ben oficeri rojes. Jane 3 turne ajrimi nga 2 ore. Dalin 2 ore njeri sektor ,2 ore sektori tjeter. Fillon ne oren 07:50 dhe mbaron 13:50. Orari zyrtar eshte 08:00 deri 14:00. Une ne momentin e ngjarjes isha ke zgara e hyrjes se sektorit nr2. Hapa deren qe u futen te burgosurit qe ishin ne xhami dhe po i fusja brenda neper qelite perkatese. Rreth ores 13:45 degjova zhurme qe vinte nga ajrimi.Ne kete moment njoftova pergjegjesit e kollones 1+2, i cili mu pergjigj se nuk e di cfare. Ngjarjen nuk e pashe se cfare ndodhi pasi isha ne aktivitet me personat qe po faleshin. Me vone dola deri ke dhoma e shtetasit Arben Lleshi dhe vura re qe e kishin plagosur nga jashte dritares. Me pas erdhen disa burgaxhinj qe e moren e nxorren jashte ke spitali. Aty e kuptova qe ishte plagosur nga shtetasi Sokol Mjaca. Kontrollohen nga grupi i sigurise qe rrine brenda ne regjim. Nuk e di nese eshte kontrolluar shtetasi Sokol Mjaca, pasi une isha ne katin e pare dhe i burgosuri Sokol Mjaca e ka qeline ne katin e dyte. Ne sektorin tone ka 3 dite qe ka ardhur. Nuk e di sjelljen e tij ne sektoret e tjera. Ne kontrollohemi me skaner , i heqim rrobat, xhupin kepucet rripin oren celsat dhe mjete metalike dhe i fusim ke govata per te kaluar ne skaner. Vete futemi me shapka dhe kontrollohemi me detektor. Sot e kam bere kontrollin ne oren 06:40. Nuk ka pasur raste ne dijenine time per tu futur sende te ndaluara brenda , nuk kam degjuar asnjehere. Kontrollin na e ben kontrolli i burgjeve dhe futemi ne regjim.
Kelmend Haka i cili ka deklaruar se: Une sot kam qene i planizuar me sherbim turn i pare nga ora 07:30 deri ne 15:30, ku kam marre instruktazhin ne fillim te sherbimit nga eprori im direkt Inspektor i Informacionit Arben Dulellari. Pozicioni im i punes ne I.E.V.P. Peqin (Burgu i Peqinit) perreth 2 (dy) vite e gjysem eshte si “Pergjegjes i Takimeve” ne zonen “Godina B e Takimeve”. Ne vendodhjen time te sherbimit ne brendesi te ketij burgu, kam qene ne sherbim konkretisht me koleget e mij Xhemal Sula, Brunilda Hyra, Mimoza Nuka, Burbuqe Manahasa. Sqaroj se me sherbim une nuk jam as tek “Zona e Ajrimit” (tek vendi i ngjarjes) dhe as tek “Regjimi i Brendshem” (zona e korridoreve dhe qelive te burgut). Theksoj se gjate sherbimit nuk ka pasur probleme tek zona e jone ne “Godinen B te Takimeve” dhe se nuk ka pamje vizuale nga vendi im i sherbimit as per ne “Zonen e Ajrimit” as per ne pjesen “Regjimi i Brendshem” i burgut. Rreth ores 13:50, degjojme nga larg shume zhurme, ne formen e te bertiturave te njerzve, por nuk e dinim se çpo ndodhte fare. Pas disa minutash, rreth ores 14:00, verejme nga larg, duke ardhur nga rruga qe te shpie tek “kalçeto e burgut” drejt “Godines B te Takimeve”, te burgosurin Sokol Mjaca me nje arme pistolete qe mbante ne dorën e tij, i cili po vinte me vrap. Pas tij e ndiqnin dy te burgosur te tjere, konkretisht te denuarit Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi te cilet dukeshin sikur e ndiqnin egersisht per t’ u perleshur me te denuarin Sokol Mjaca, madje duke i thene: se do te mbysim sepse na vrave shokun tone. Gjithashtu e ndiqnin nga pas dhe grupi i “Gardianeve te Ajrimit”, konkretisht Indrit Dubali dhe Ilir Balla, me qellimin per ti neutralizuar te burgosurit. Gjate ketij momenti kur i denuari Sokol Mjaca afrohet ne “Godinen B te Takimeve” arrin dhe futet brenda korridorit te kesaj godine dhe une me pas me koleget e mij u beme prite dhe pengese tek dera kryesore e kesaj godine dy te denuarve te tjere qe e ndiqnin duke e mbyllur kete dere te godines me lloz (me shulin te jashtem). Gjate rezistences tone per te mos lejuar te futeshin te denuarit e tjere ne korridorin e godines ku ne izoluam te denuarin Sokol Mjaca, na vjen ne ndihme dhe “ Grupi i Gatshem i Burgut” (Gardianët) te cilet arriten te largonin dhe te neutralizonin te denuarit qe e ndiqnin. Me pas eshte afruar ne “Godinen B te Takimeve” dhe Drejtori i Komanduar i I.E.V.P. Peqin (i Burgut Peqin) Z.Kamer Hoxha, i cili perpiqet te negocioje me te denuarin Sokol Mjaca, tashme te izoluar prej nesh, qe te vetedorezohet, ku gjate kesaj negociate i denuari Sokol Mjaca, i ka kerkuar se mund te vetdorezohet menjehere pasi te vije ndonje Prokuror. Mund te them se pasi erdhen dhe Instancat e tjera Shteterore, nder ta dhe Prokurori, atehere Drejtori i Komanduar i I.E.V.P. Peqin, Z.Kamer Hoxha, i thote te denuarit Sokol Mjaca, se kane ardhur te gjithe autoritet shteterore perfshire dhe Prokurori keshtu qe mund te dorezohesh. Me pas i denuari Sokol Mjaca ka rene dakort qe te vetdorezohet dhe ne i kemi dhene nje pale pranga nepermjet vrimes se deres (kuadrati i hapur ne dere per kete qellim), i cili ka lidhur vetë duart e veta me prangat qe ne i dhame duke lene armen e tij, pistolete, ne sheshin e korridorit. Sqaroj se ky korridor ku ishte i izoluar i denuari Sokol Mjaca, i ka te gjitha dyert e mbyllura me ambjentet qe mund te komunikojne apo kene lidhje me kete korridor. Pas ketij vetedorezimi, ka dale nga korridori i denuari Sokol Mjaca, dhe me pas eshte shoqeruar nga Drejtori i Burgut I.E.V.P. Peqin, Z.Kamer Hoxha, nga Grupi i Gatshem dhe nga Operacionalja e Burgjeve, duke e derguar drejt furgonit per ta shoqeruar ne ambjentet tjera per vepriime te metejshme. Me pas ne korridorin dhe ne vendin ku i denuari Sokol Mjaca kishte lene armen e tij pistolete, erdhi grupi hetimor per te bere veprimet e tyre te metejshme. Pas kesaj mesova se i denuari Sokol Mjaca kishte vrare nje te denuar tjeter me emrin Arben Lleshi, ne “Zonen e Ajrimit” ku si duket kishin qene ne te njejtin ambjent. Me tej nuk di gje tjeter ne lidhje me kete ndodhi te sotshme perveç kesaj qe shpreha. Per kete mund te them se i denuari Sokol Mjaca, zhvillon takime me personat e tij familjare konkretisht vetem me te vellain dhe kunaten e tij me emrat Paulin Mjaca dhe Valentina Mjaca. Deklaroj se ky i denuar i ka takimet teper te rralla nga keta familjare te tij dhe takimin e fundit me sa mbaj mend e ka pasur ne mos gabofsha ne muajin Shtator 2023. Une nuk kam dijeni per kete pjese sepse kam rreth 2 (dy) vite e gjysem qe jam me sherbim si “Pergjegjes i Takimeve” ne zonen e “Godines B te Takimeve” dhe nuk kryej sherbim ne “Zonen e Ajrimit” as ne pjesen “Regjimi i Brendshem” te Burgut Peqin qe te mund ta dije kete detaj. Sic e thashe dhe me lart, nuk e kam kete informacion dhe nuk mund te flas pa ditur gje pasi pozicioni im i punes ku jam si “Pergjegjes i Takimeve” ne “Godinen B”, kam detyra dhe pergjegjesi te tjera qe me duhet ti rrije punes time mbi koke si te thuash dhe nuk ma mundeson vendi im i punes qe ti dij keto detaje me siguri.
Në cilësin e personit që ka dijeni për rethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqëja, i cili ka spjeguar se ka qënë duke qëndruar në ambjetet e dhomës duke gatuar. Polici i kollonës ka therritur dhe i ka thënën Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës se sektorit. Ka dalë dhe është afruar se kush më kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca i cili ka thënë se O indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për ti thënë dicka, ku është kthyer dhe ka parë në koridor të sektorit Arben lleshin e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë dicka. Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shettasi Arben lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krisëm si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistolet në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli ëhstë larguar në drejtim të daljes për jashtë ajërimit, doli në koridor vet dhe ndoqi me vrap Sokolin. kur ka dalë për në ajërim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajërimit hapi derrën që të dilte në ajërim. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte cpo ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B. Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qënë në burgë dy herë në sportelin e derrës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajme 200 mij euro , do trë sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakort nmë të dyja rastet i anë thënë se nëse je dakort na kthe përgjigje me letër. Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur mardhëni të mira në Fushë krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuste fenë ky dënuar. Në Peqin ka qënë për 3 muaj në regjim të posacëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro.
Në vijim të veprimeve proceduriale janë pyetur shtetasit Marsel Ramaj, Arglen Gjyrici, Kristjan Ujkaj, Aldi Musta, Joan Mali, nga deklarimi të cilëve tregojnë se kanë qënë në lokal Metropolitan në rrugën Myslym Shiri dhe janë shoqëruar nga policia.
Gjithashtu janë kqyrur librat e shërbimit në IEVP Peqin, ku janë evidentuar punonjësit që kanë kryer shërbim në sektor dhe në ambjentet e ajërimit si dhe në vendet e akomodimit të dënuarit Sokol Mjaca.
Nga sa më sipër, rezulton se jemi para veprës penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga të cilat një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucion vuajtje dënimi” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, dhe 324/a/2 i K.Penal, dhe se i dyshuar është shtetasi Sokol Mjaca me viktimë Arben Lleshi dhe viktimë (të dëmtuar) Indrit Shaqja.
Gjithashtu rezulton se jemi para veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 I K.Penal me të dyshuar shtetasit Kamber Hoxha, Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Vilson Shima, Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj dhe Indrit Dubali.
Ndaj Gjykata duhet ta vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të kryer nga policia gjyqësore ndaj personit nën hetim Sokol Mjaçaj alias Mjacaj.
Të dhënat dhe deklarimet e sipërcituara, që i bashkëngjiten kësaj kërkese, mbështesin ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se Sokol Mjaçaj është autor i veprës penale të parashikuar nga neni 79/dh, 278/1, dhe 324/a/2 i K.Penal.
Gjithashtu ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara në nenet 228 e 229 të K.Pr.Penale që ndaj personit të dyshuar Sokol Mjaçaj të caktohet një masë sigurimi personal me karakter shtrëngues, për shkak të personalitetit të të arrestuarit dhe rrethanave të faktit ekziston rreziku që ai të kryejë të njëjtën vepër penale. Për të arrestuarin Sokol Mjaçaj çmojmë se duhet të caktohet masë sigurimi, duke qenë se plotësohen kushtet dhe kriteret e parashikuara në nenet 228/1, 2, 3 (b) e 229 të K.Pr.Penale si më poshtë:
Masa e sigurimit që organi i Prokurorisë kërkon të caktohet ndaj të arrestuarit Sokol Mjaçaj është ajo e “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Në këtë vlerësim mbahen parasysh kriteret e vendosura në nenin 229 të K.Pr.Penale, për ruajtjen e një raporti sa më të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet në dispozitën penale konkrete.
Në caktimin e llojit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim Sokol Mjaçaj duhet të merren parasysh dhe kriteret ligjore të caktimit të masës, të parashikuar nga neni 229 te K.Pr.Penale që janë:
Për procedimin penal ndaj tij ka ende veprime hetimore për të kryer, ndaj mbajtja e tij nën këtë masë sigurimi i shërben këtij qëllimi, ndaj kërkojmë Gjykatës që ndaj këtij personi nën hetim të caktojë masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Nga të dhënat e mësipërme rezulton se ka dyshime të arsyeshme, që fakti i kallëzuar përbën vepër penale, e konkretisht të veprës penale të “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi rezulton se në regjimin e brendshëm të IEVP Peqin është futur dhe mbajtur një send i ndaluar (arma e zjarrit e përdorur në këtë ngjarje), dhe nga personat përgjegjës (niveli drejtues dhe zbatues) me mosveprim nuk janë ndërmarrë masa për të kapur sendin armë. Gjithashtu ka të dhëna dhe dyshime se autor janë shtetasit Kamber Hoxha, Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Vilson Shima, Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj dhe Indrit Dubali, ndaj ndjekja penale duhet të drejtohet ndaj këtyre shtetasve. Kjo vepër penale është klasifikuar si krim, nisur nga rëndësia e marrëdhëneve juridike që mbron dhe pasojave që shkakton apo rrezikon të shkaktojë.
Në nenin 253/1 të Kodit të Procedurës Penale është parashikuar rasti i ndalimit të personave të dyshuar. Sipas kësaj dispozite ndalimi i personave të dyshuar për një krim që parashikon të paktën katër vjet burgim, bëhet me urdhër të prokurorit kur ka rrezik ikjeje të personit.
Nga sa më sipër, rezulton se personat nën hetim Kamber Hoxha, Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Vilson Shima, Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj dhe Indrit Dubali, dyshohet se kanë kryer një vepër penale, që në kuptim të ligjit penal klasifikohet si krim pasi parashikon dënim deri 7 vjet burgim. Përsa më sipër plotësohen kushtet e kërkuara nga neni 253 i K.Pr.Penale.
Personat nën hetim Kamber Hoxha, Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Vilson Shima, Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj dhe Indrit Dubali janë ndaluar pasi ekziston një dyshim i arsyeshëm i mbështetur në prova se ato ka kryer një krim për të cilin ligji parashikon dënim jo më të ulët në maksimum se katër vjet.
Gjithashtu personat nën hetim Kamber Hoxha, Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Vilson Shima, Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj dhe Indrit Dubali me marrjen dijeni mbi procedimin penal, mund ti shmangen ndjekjes penale, pasi ky rrezik është ekzistent. Për këtë shkak është urdhëruar ndalimi i tyre.
Prandaj, ndalimi i personave nën hetim Kamber Rushit Hoxha, Qani Medin Muça, Nikolin Ndoc Gjonpali, Arben Estref Dulellari, Ilir Haziz Balla, Florenc Zoi Mile, Fatos Faslli Pire, Vilson Xhevdet Shima, Genci Bajram Muça, Klement Dilaver Haka, Erjon Gëzim Çilaj dhe Indrit Kadri Dubali duhet të vleftësohet si i ligjshëm nga Gjykata.
Në lidhje me masën e sigurimit:
Për sa i përket caktimit të masës së sigurimit, rezulton se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara nga nenet 228 dhe 229 të Kodit të Procedurës Penale.
Kështu, ekziston nje dyshim i arsyeshem e i bazuar ne prova se i ndaluari ka kryer vepren penale të “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ky dyshim i arsyeshëm bazohet në provat e cituara kryesisht më lart si procesverbal kqyrje vendi, procesverbal sekuestrimesh, procesverbale kqyrje dhe deklarime të administruara. Gjithashtu nuk rezulton të ketë shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale.
Për shkak të rrethanave të faktit dhe rrethanave të kryerjes së veprës penale, personalitetit të të ndaluarit, ekziston rreziku që i ndaluari të largohet dhe të vazhdojë të kryejë përsëri vepër penale.
Në caktimin e llojit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj të ndaluarit duhet të merren parasysh dhe kriteret ligjore të caktimit të masës, të parashikuar nga neni 229 te K.Pr.Penale që janë:
Organi i akuzës duke vlerësuar rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale të kryer në rastin konkret, rrethanat e kryerjes së veprës penale duke përfshirë edhe pasojat e ardhura, llojin dhe masën e dënimit që ligji penal parashikon për këtë vepër penale, arrin në përfundimin se masa e sigurimit “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale është më e përshtatshmja për personat nën hetim Kamber Rushit Hoxha, Qani Medin Muça, Nikolin Ndoc Gjonpali, Arben Estref Dulellari, Ilir Haziz Balla, Florenc Zoi Mile, Fatos Faslli Pire, Vilson Xhevdet Shima, Genci Bajram Muça, Klement Dilaver Haka, Erjon Gëzim Çilaj dhe Indrit Kadri Dubali.
Për këto arsye si dhe duke parë edhe nenet 228, 229, 230, 238, 244/1, 253, 258 dhe 259 të K.Pr.Penale,
K E R K O J:
Të caktohet ndaj personit nën hetim Sokol Mjaçaj alias Mjacaj masa e sigurimit personal “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 79/dh, 278/1, dhe 324/a/2 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Kamber Hoxha masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Qani Muça masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Nikolin Gjonpali masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Arben Dulellari masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Ilir Balla masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Florenc Mile masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Fatos Pire masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Vilson Shima masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Genci Muça masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Klement Haka masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Erjon Çilaj masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Të caktohet ndaj personit nën hetim Indrit Dubali masa e sigurimit “Arrest në burg” që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal
P R O K U R O R I
XHELIAN SEFERI