zoom

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e shoferit të autobusit ku u gjetën 520 mijë euro: Janë kursime të familjes

Shoferi i autobusit ku u gjetën 520 mijë euro ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me sasinë e parave.

Ai u shpreh se paratë ishin kursime të familjes dhe se janë të ardhura të krijuara nga biznesi, madje është treguar i gatshëm të vërë në dispozicion edhe faturat.

Shuma e madhe e parave ishte fshehur në pjesën e sipërme të kondicionerit në autobusin që Elidon Çela ngiste dhe kishte në pronësi.