zoom

Slider

Zamira Kita rrëfen pengun: Si bashkëshorti më ndaloi të luaja rolin e një kryeprostitute

Aktorja e mirënjohur Zamira Kita ka rrëfyer se si bashkëshorti e saj e ndaloi që të luante rolin e një kryeprostitute.

Artistja shqiptare u shpreh se i ofruan rolin e pronares së një shtëpie publike dhe sipas saj, kishte karakter dhe ishte shumë i mirë për t’u aktruar nga ajo.

Port theksoi se bashkëshorti i saj nuk e kuptonte rolin në të njëjtë mënyrë dhe sapo lexoi skenarin ku bëhen fjalë për një kryeprostitutë i tha se s’mund ta bënte filmin.

“Ka qenë roli i një kryeprostitue, ishte pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter. Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua.

Një rol që mua do më krijonte mundësi që çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri. Por ai nuk e kuptonte dot kështu. Sa e lexoi që ishte kryeprostitua, jo tha nuk do ta bësh këtë film”, rrëfeu Zamira Kita.

Postime të lidhura