Aplikacion
Diplomatja e lartë amerikane Yuri Kim do të japë një intervistë në Zërin e Amerikës ku do të flasë për qëndrimin e SHBA-ve, pas zgjedhjeve të 25 prillit, krijimit të institucioneve të reja, Parlamentit, si dhe futjes së opozitës në tempullin e demokracisë.
“Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset. Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rretheqark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë.”
“Ndiqni VOA – Zëri i Amerikës sonte në mbrëmje, ora 18:00, për të parë intervistën e Ambasadores së SHBA Yuri Kim me gazetarin Armand Mero”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
Por në këtë itntervistë Yuri Kim do të flasë edhe për futjen e Berishës në Parlament e kjo nënkuptohet në statusin e saj.
“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë në të ardhmen. SHBA dhe Shqipëria do ta bëjnë këtë së bashku”, shkruan ambasadorja amerikane.