zoom

Aktualitet

Yuri Kim drekon në “Bllok” me aktivisten që i doli kundër Bashës për përjashtimin e Berishës

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim, këtë fundjavë, ka drejtuar në një restorant në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, me aktivisten Evi Kokalari.

Kokalari njihet si një aktiviste e angazhuar në SHBA, pro presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa në Shqipëri është një nga zërat e fortë që i ka dalë kundër Lulzim Bashës pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Aktivistja e ka akuzuar Bashën se ka rënë në “kurth” dhe se ndodhet në një grackë që e ka detyruar të përjashtojë Berishën.

Pamje nga takimi janë postuar nga “Dosja.al”.