zoom

Të gjitha

Kylie Jenner dhe Travis Scott ndryshojnë emrin e djalit të tyre

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kylie Jenner dhe i dashuri i saj, Travis Scott kanë ndryshuar emrin e djalit të tyre.
Kylie lindi fëmijën e saj të dytë më 2 shkurt 2022 dhe fillimisht zbuloi se e kishte quajtur djalin, Wolf Webster por tani ajo ka postuar një ‘story’ në “Instagram” për të njoftuar se ka ndryshuar mendim.

“Për informacionin tuaj emri i djalit tonë nuk është më Wolf. Ne nuk ndiheshim sikur ishte ai. Doja ta ndaja sepse vazhdoj ta shoh emrin Wolf kudo [duke u lutur emoji], ”shkruajti Jenner.
Pavarësisht kësaj, Jenner nuk ka treguar asnjë detaj në lidhje me emrin e ri të djalit të saj, duke e mbajtur këtë pjesë të fshehtë për publikun.

Ditën e djeshme Jenner ka ndarë pamje nga shtatzënia e saj dhe ardhja e foshnjës në jetë në një video në “YouTube” të titulluar “To Our Son” të postuar më 21 mars.
Jenner dokumentoi të gjithë udhëtimin e saj, që nga momenti kur mësoi se do të kishte djalë, deri tek reagimi i familjarëve të saj kur morën vesh për lajmin e ëmbël.