Aplikacion
Gjatë intervistës, Kourtney-t nuk i ka pëlqyer fakti që prezantuesi i programit, Jimmy Kimmel, e cilësoi martesën e tyre si të “rreme”.
Ajo tha se martesa nuk ishte e tillë, por thjesht e kishin të pamundur të merrnin një certifikatë në atë orë. “Nuk quhet një martesë e rreme.” tha Kourtney duke treguar se edhe pse nuk ishte zyrtarisht e ligjshme, ajo bëri atë që ndjente me zemrën e saj. “Nuk kishte asnjë mundësi për të marrë një licencë martese në atë orë.”
Ndonëse asnjë nga familja e Kardashian nuk ishte fizikisht në ceremoninë e saj, ata zbuluan se Kris Jenner e dinte që po ndodhte, ndërsa Khloé Kardashian ishte në “FaceTime” me të./L.K
/Zoom.al