zoom

Aktualitet

Wizz Air, linja ajrore më e keqe për vonesat e fluturimeve edhe në Britaninë e Madhe

Kompania ajrore me kosto të ulët “Wizz Air” është më e keqja në Mbretërinë e Bashkuar për vonesat e fluturimeve.

Dailymail ka publikuar një analizë të ekspertëve të fushës, ku konstatohet se nisjet e tij ishin mesatarisht më shumë se 14 minuta prapa planit në vitin 2021.

Sipas këtij studimi pas “Wizz Air” renditen kompani si “Tui Airways”, “British Airways” dhe “Virgin Atlantic”, ndërsa më mirë janë renditur “EasyJet” dhe “Ryanair”.

Nisjet e transportuesit hungarez në Mbretërinë e Bashkuar ishin mesatarisht 14 minuta e 24 sekonda prapa planit në vitin 2021, sipas analizës së të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Tui Airways – e cila çertron fluturime nga Britania e Madhe dhe Irlanda drejt destinacioneve në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut – shënoi përpikmërinë e dytë më të keqe, me një vonesë mesatare prej 13 minutash e 18 sekondash.

Kjo u pasua nga British Airways (12 minuta e 42 sekonda) – duke përfshirë filialin e saj BA CityFlyer – Virgin Atlantic (12 minuta) dhe Loganair (11 minuta e 30 sekonda).

Por dy linjat ajrore më të përdorura nga pasagjerët në Mbretërinë e Bashkuar, EasyJet dhe Ryanair – të cilat si Wizz operojnë në njëjtin model – ishin ndër performuesit kryesorë më të mirë për sa i përket përpikmërisë.

Dailymail ka publikuar fotot e pasagjerëve të “Wizz Air” në aeroportin e Luton të dielën pasdite në një radhë që përdoruesit e mediave sociale thonë se zgjati më shumë se një orë.

Ndërprerjet e fluturimeve të shkaktuara nga mungesa e personelit dhe kërkesa në rritje për udhëtime pas pandemisë ka pllakosur industrinë e aviacionit gjatë vitit të kaluar. Ndërsa pushuesit po përballen me radhë të gjata në aeroport, çmime të fryra të biletave dhe ndërprerje të konsiderueshme në planet e tyre të udhëtimit, analistët kanë zbuluar se disa linja ajrore kanë qenë më të mira në menaxhimin e rrëmujës se të tjerat.

EasyJet kishte vonesën e dytë më të shkurtër mesatare për fluturim prej katër minuta e 36 sekonda, ndërsa Ryanair ishte në vendin e tretë me gjashtë minuta e gjashtë sekonda. Vetëm transportuesi i flamurit i Irlandës Aer Lingus performoi më mirë, me një vonesë tipike prej vetëm tre minutash e 12 sekondash. Vonesa mesatare ishte tetë minuta e gjysmë për fluturim.

Zoom.al ka denoncuar në vazhdimësi problematikat që hasin pasagjerët që zgjedhin të udhëtojnë me “Wizz Air”, ku në linjat shqiptare vonesat shkojnë edhe me orë të tëra.

Nuk kanë qenë të pakta edhe rastet kur kompnia ka imbarkuar pasagjerët në bord dhe I ka lënë aty të presinpër një kohë të gjatë pa i plotësuar asnjë kusht dhe mbi të gjitha pa patur as ajër të kondicionuar, i cili në rastin e avionëve është një domosdoshmëri./Zoom.al