zoom

Ekonomi

Wizz Air drejt krizës? 642.5 milionë euro humbje në 12 muajt e fundit

Wizz Air! Kompania e fluturimeve me kosto të ulët është në qendër të kritikave.

Vonesa në aeroporte, fluturime të anuluara, pasagjerë që lihen pas asnjë shpjegim në mes të katër rrugëve nëpër europë, avionë që devijojnë destinacionin në mes të fluturimit. A është kompania hungareze në krizë?

“Wizz Air ka parashikuar më shumë humbje në fillim të sezonit të verës pasi ndërprerja në aeroporte dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike pengojnë rimëkëmbjen e industrisë nga pandemia”, shkruan prestigjozja Financial Times.

Shefi ekzekutiv i Ëizz, József Váradi, thotë se kompania po vuan nga mungesa e stafit, duke përfshirë kontrollin e trafikut ajror dhe trajtimin tokësor.

Aksionet e linjës ajrore ranë pothuajse 10 për qind në mesditë në Londër, të mërkurën. Aksionet kanë rënë rreth 40 për qind këtë vit.

Wizz Air raportoi një humbje prej 642.5 milionë euro në 12 muajt deri në fund të marsit, nga 576 milionë euro një vit më parë.

Pasi u cilësua nga investitorët si fitues i pandemisë, aksionet e saj janë ulur këtë vit. Analistët thonë se shkak është se ekspozimin e kopanisë ndaj Evropës Lindore dhe Ukrainës, dhe vonesa në vendimmarrjen për t’u mbrojtur kundër rritjes së çmimeve të karburantit.

Kompania është nën hetim nga Rregullatori i Sigurisë së Aviacionit në Europë, pasi Drejtori Ekzekutiv i saj, József Váradi, u kërkoi pilotëve të bënin milje shtesë për të ndihmuar kompaninë, një tjetër provë kjo se kompania është në krizë.

Kompania, që ka nisur prej disa vitesh operimin edhe me Shqipërinë, ka anuluar disa fluturime drejt Rinasit. Linjat e saj kanë pasur vonesa dhe pasagjerët kanë kërkuar të merren masa. Por autoritetet në Shqipëri nuk kanë bërë asgjë deri tani. /Zoom.al