Aplikacion
“Ndihmë? Nga askush. Ne u përpoqëm edhe me ambasadën italiane por askush nuk u paraqit”, deklaruan dy të rinjtë për mediat italiane.
Domenico Vinciguerra dhe Giuseppe Barone, ndodheshin në Shqipëri për pushime dhe duhet të ishin kthyer në kryeqytetin Etna mëngjesin e djeshëm me një fluturim të kryer nga kompania lowcost Wizz Air. “Aeroplani ynë u anulua – shpjegon Giuseppe Barone në telefon për MeridioNews – Ne u përpoqëm të kuptonim se si të ktheheshim, por kompania nuk na dha asnjë lloj mbështetje. Në fakt, ne mbetëm vetëm”.
Por ajo që e bëri situatën edhe më të rëndë ishte nevoja për gjetjen e ilacceve të domosdoshme për të dy. Domenico dhe Giuseppe, janë dy personazhe shumë të njohur në rrjetet sociale përmes faqes së tyre CrazyOnëheels, e themeluar në qershor 2022. Një mënyrë origjinale e trajtimit të jetës pas aksidenteve – të ndodhura në 2016 në periudha të ndryshme – të cilat i detyruan të dy në karrige me rrota.
Në rrjetet sociale ata ndajnë përvojat e tyre nga sporti, jeta sociale dhe udhëtimet. “Ne kërkuam ndihmë, por askush nuk lëvizi të na ndihmonte”, vazhdon Giuseppe. Kështu, alternativa e vetme ishte hipja në një makinë me qira dhe rikthimi në Tiranë, në kërkim të ilaçeve, pa të cilat dy të rinjtë s’mund të bëjnë dot për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.
Pas tentativës në farmaci, dy udhëtarët shkuan në urgjencë, ku morën ndihmën e mjekëve. “Kemi blerë bileta të reja avioni – përfundon Giuseppe – Të gjitha me shpenzimet tona dhe, nëse gjithçka shkon mirë, do të kthehemi sot në Katania.
Video/ “Dil nga makina. Hiqe telefonin!”- Dalin pamje të reja nga momenti i arrestimi i Ilir Metës