zoom

Stil

Wanda Nara sqaron thashethemet për gjendjen e saj shëndetësore

Wanda Nara nuk ka qenë kurrë larg titujve në vitet e fundit.

Së fundmi argjentinasja ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar disa gjëra për shëndetin e saj për të cilin është folur shumë. Përmes llogarisë së saj në Instagram, Nara ka qetësuar ndjekësit duke iu përgjigjur disa pyetjeve që i drejtohen asaj.

Megjithatë, ajo nuk u pyet vetëm për shëndetin e saj, pasi u pyet edhe për destinacionin e saj të ardhshëm apo ndonjë projekt të ardhshëm.

“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”. pyeti një ndjekës, të cilit Nara iu përgjigj: “Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”.

Partneri i saj, Mauro Icardi, së fundi nënshkroi për klubin turk Galatasaray, ku e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi dhe si rrjedhojë ajo konfirmoi se do t’i bashkohet në rrugëtimin e tij të ardhshëm.

“Stamboll”, ishte përgjigja e saj kur u pyet se cili është destinacioni i saj i radhës.

Nara ndau edhe mendimet e saj për të gjitha raportimet për shëndetin e saj, të cilat dukej se nuk i vlerësonte: “Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër. ”

Kështu, sipas Wanda Narës, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht të gjitha thashethemeve. Ajo u pyet gjithashtu nëse ka momente kur dëshiron të mos jetë më e famshme.

“Kur dal me fëmijët e mi ose kur shkoj në supermarket”, u përgjigj ajo. Pas kësaj, ajo ka postuar disa ‘stories’ duke treguar foto nga udhëtimi i saj në Turqi me fëmijët e saj, partnerin dhe kafshën e saj, të cilën e mbante në çantë.