Aplikacion
Kështu shkruan gazeta merikane “Wall Street Journal”, duke cituar “disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë, europianë dhe rusë”, sipas të cilëve bisedat mes sipërmarrësit dhe presidentit rus kishin të bënin me “çështje personale, biznes dhe tensione gjeopolitike”.
Në një rast – thonë burimet e përmendura nga gazeta – Putin i kërkoi miliarderit të mos aktivizonte shërbimin satelitor të Internetit Starlink në Tajvan, duke e paraqitur kërkesën si një favor ndaj presidentit kinez, Xi Jinping.
Musk është akuzuar më parë si një “apolog” për Putinin – një akuzë që miliarderi e quajti “absurde”, duke pretenduar se ai kishte bërë “më shumë gjëra për të minuar interesat e Rusisë se çdo gjë tjetër”.
Lajmi për bisedat mes Musk dhe Putin, “ngre shqetësime në fushën e sigurisë kombëtare”, thotë gazeta, duke kujtuar se sipërmarrësi u vendos këtë vit si një mbështetës i bindur i kandidaturës së ish-presidentit Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë.
Musk gjithashtu ka lidhje të thella biznesi me ushtrinë amerikane dhe shërbimet e inteligjencës, të cilat i kanë dhënë atij një vështrim të brendshëm në disa nga programet më të ndjeshme të hapësirës ajrore amerikane.
SpaceX fitoi një kontratë të klasifikuar 1.8 miliardë dollarë në vitin 2021, si ofruesi kryesor i shërbimeve të lëshimit në hapësirë për Pentagonin dhe NASA-n dhe Musk ka leje sigurie që i japin atij akses në disa informacione të klasifikuara.
Javën e kaluar, gjatë një aktiviteti të fushatës në mbështetje të Trumpit në Pensilvani, Musk përmendi shkurtimisht kredencialet e tij për aksesin në informacionin e klasifikuar të qeverisë: “Kam leje top sekret, por duhet të them se si shumica e gjërave që di (…) arsyeja ata i mbajnë të fshehta, është se janë jashtëzakonisht të mërzitshme”.