zoom

Bota

Vullkani që po terrorizon Islandën, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Islanda ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zyrtarët iu kanë bërë thirrje banorëve të evakuohen nga qyteti bregdetar i Grindavík pas një valë të fortë tërmetesh në jugperëndim të vendit të lidhur me një shpërthim të mundshëm vullkanik. Gati 800 tërmete u regjistruan midis mesnatës dhe orës 14:00 të së premtes.

Në deklaratat e së premtes, Agjencia e Mbrojtjes Civile e Islandës tha se një tunel magmë që po formohet mund të arrijë në Grindavík. Por që nga mbrëmja e së premtes, autoriteti islandez tha se ishte e pamundur të thuhej nëse dhe ku mund të depërtonte magma në sipërfaqe.

“Tërmetet mund të bëhen më të mëdhenj se ata që kanë ndodhur tashmë dhe kjo sekuencë ngjarjesh mund të çojë në një shpërthim. Megjithatë, ende nuk ka shenja se magma po i afrohet sipërfaqes. Progresi i saj po monitorohet nga afër”, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Magma është një përzierje e shkëmbinjve të shkrirë dhe gjysmë të shkrirë që gjenden nën sipërfaqen e Tokës që mund të shkaktojë një shpërthim kur gjen rrugën drejt sipërfaqes, duke u bërë lavë. /ZOOM.AL/