Aplikacion
Sipas Vuçiç, nëse vendoset për të shkuar sërish në zgjedhje, fillimisht duhet të bisedojë me serbët në Kosovë për të kuptuar nëse ata janë gati të marrin pjesë në proces, për të garantuar më pas zgjidhje.
“Unë duhet të flas ditët në vijim me ta [serbët e Kosovës] dhe të shoh se çfarë do të marrin ata. Jo vetëm se çfarë do të japin. Ne jemi gjithmonë të gatshëm dhe duam paqe dhe ulje të tensioneve”, tha Vuçiç dhe shtoi se nuk është optimist.