zoom

Bota

Vritet në Ukrainë trajneri ukrainas Alexander Kulyk

Lufta në Ukrainë ka regjistruar viktimën e katërt në botën e sportit. Alexander Kulyk u vra në Kiev të martën përgjatë një misioni për të ndihmuar evakuimin e njerëzve nga qyteti.

Ish çiklisti ishte një nga trajnerët e Kombëtares së Çiklizmit në këtë shtet, duke udhëhequr djalin e tij Andriy në titullin kampion në Ukrainë në vitin 2019. Ky i fundit është informuar nga presidenti i federatës Grivko, në lidhje me ndarjen nga jeta të babait të tij.

“Ne e morëm vesh në federatë vdekjen e babait të tij para se ai ta bënte këtë. Ishte në një operacion ushtarak për të marrë njerëz jashtë qytetit të Kievit. Ishte presidenti i federatës për një kohë të gjatë dhe më herët ishte dhe trajner i skuadrave të bashkimit Sovjetik dhe Rusisë. Bota e çiklizmit është gjithashtu në zi për pushtimin.

Burimi i lajmit: libertoquotidiano.it

/Zoom.al