zoom

Aktualitet

Vrau vëllanë me thikë në Maqellarë, gjykata merr vendimin për autorin

Eshtë lënë në burg, i riu 26-vjeçar Florian Tonuzi, i cili më 29 prill vrau me thikë vëllain e tij të vogël Benard Tonuzin.

Ai ka dalë këtë të hënë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndwrsa
trupa gjykuese ka vendosur për të “arrest me burg”.

Mësohet se i riu ka thënë para trupës gjykuese se nuk mbante mend asgjë se si kishte ndodhur ngjarja e rëndë.

Si ndodhi ngjarje?

Mbrëmjen e 29 prillit vëllezërit Tonuzi po ktheheshin në banesë, pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit, kur Floriani goditi me mjet prerës thikë vëllain e tij të vogël. Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Një ditë më pas, Florian Tonuzi u arrestua nga policia teksa u pikas nga banorët që i ishte afruar banesës së tij para se i vëllai Benardi të përcillej për në banesën e fundit.

Me gjithë tentativën për t’u larguar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën ta arrestonin ku ishte fshehur në një kanal në fshatin Kurtbeg.