zoom

Aktualitet

Vrau shokun pas sherrit në lokal, arresohet autori pas dy ditësh në arrati

Policia ka vendosur në pranga Flordian Mulaj, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij Artur Dauti, pas një sherri në lokal.

33-vjeçari u lokalizua pas dy ditësh në arrati në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Flordian Mulaj akuzohet se qëlloi me pistoletë 39-vjeçarin pas një konflikti mes tyre në lokalin në fshatin Dojan.

“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan.

Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Shtetasi F. M.,  dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, raportoi policia.