Aplikacion
Për këtë arratisje ka njoftuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, sipas mediave të vendit fqinj.
Në një njoftim për medie, ShKK-ja ka treguar se tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës për këtë arratisje.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur. Ai është gjithashtu përfitues i lejes javore (uikendit). Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji. Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar (pezulluar) oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R.”, njoftoi Shërbimi Korrektues i Kosovës. /ZOOM.AL/