Aplikacion
Ai është shprehur se u vetëdorëzua, për shkak se nuk donte që ti sillte shqetësime të mëtejshme familjes së tij.
“U dorëzova sepse e kuptova që nuk mund të vazhdoja më në arrati pasi po i sillja shqetësime familjes. Krimin e bëra nga paniku pasi më sulmuan viktima dhe shokët e tij në market”, ka thënë Sula përpara hetuesve.
Mbrëmjen e djeshme, pas negociatave të vazhdueshme me familjarët e tij, është vetëdorëzuar në polici, ish efektivi Arbër Sula i cili në datën 14 dhjetor përdori armën e shërbimit në një konflikt fizik duke lënë të vdekur.
Ngjarja ndodhi në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti mes viktimës, Jurgen Duka dhe efektivit, Arbër Sula ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas është larguar nga vendngjarja.