Aplikacion
Ky ishte vendimi i marrë sot nga trupa gjykuese për të, gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurimit.
Gjykata vendosi të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe caktoi ndaj saj masën e sigurimit “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.
Në seancën gjyqësore, Elvira Tahiraj u mbrojt nga një avokate e caktuar kryesisht nga shtet.
Ajo akuzohet për vrasjen e bashkëshortit të saj, Llazar Tahiraj, 55 vjeç duke e goditur me sopatë.