zoom

Aktualitet

Vrau 24-vjeçarin në Tropojë/ Vetëdorëzohet autori

Saimir Sadiku, 40 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e 24-vjeçarit Adrian Pepkolaj është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 korrik në fshatin Breg-Lumë në Tropojë. Si pasojë e një sherri banal u vra 24-vjeçari dhe mbetën të plagosur dy persona.

Viktima ndodhej së bashku me vëllain dhe shokun e tij në një lokal në Fierzë, ku për motive të dobta kanë debatuar me 40-vjeçarin Sadiku.

Ai u plagos fillimisht me thikë por nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve të rënda.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga shtetasi S. S., i akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçari, më datë 11.07.2024, në një lokal në fshatin Breg-Lumë. Pas kontrolleve të shumta të kryera nga Policia e Tiranës dhe negociatave, ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Tiranë.

Një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi 5 shtetas që përkrahën shtetasin S. S., pas vrasjes me mjete prerëse të 24-vjeçarit dhe të plagosjes së dy shtetasve të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 40 vjeç, banues në Fierzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, më datë 14.07.2024, për veprën penale “Vrasja me dashje,”- thuhet në njoftimin e policisë./ Zoom.al