zoom

Aktualitet

Vrasja në Tiranë/ Konflikti ndodhi në një market, 29-vjeçari ishte në gjendje të dehur

Konflikti që përfundoi në mënyrë tragjike pas mesnate, duket se ka nisur në një market në Tiranë.

Dyshohet se viktima, Jurgen Duka, bashkë me shokun e tij, O. D., kanë hyrë në një market dhe pas një debati kanë nisur një konflikt me një person tjetër të paidentifikuar.

Ky i fundit ka qëlluar me armë ku ka mbetur i plagosur 29-vjeçari Duka, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Vrasja me armë zjarri ka ndodhur pranë rrugë Irfan Tomini, dhe dyshohet se 29-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Ndërkohë sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve.