Aplikacion
Para se të kryente krimin, sipas burimeve nga grupi hetimor, Julian Gjoshi ishte ulur në restorant “Kështjella” së bashku me një mikun e tij.
Pak minuta më vonë, pjesë e tavolinës është bërë edhe Alfred Dedja, i cili po ashtu, referuar burimeve, kishte armë me vete.
Pas një debati mes tyre, Julian Gjoshi ka qëlluar ndaj Alfred Dedjas pesë herë. Ai ka hapur zjarr pa e nxjerrë pistoletën, por duke qëlluar nga xhepi i xhupit. Tre nga plumbat e kapën Dedjan në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas vrasjes, Julian Gjoni u arratis në drejtim të Durrësit. Makina e tij u gjet sot e braktisur te Shkëmbi i Kavajës.
Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle ne kryeqytet, Durrës, Shijak dhe zonat përreth, për arrestimin e tij.
Deri në këto momente i riu nuk është kapur nga policia, ndërkohë kontrolle po ushtrohen edhe në banesat e familjarëve, miqve dhe bizneseve të tij ku dyshohet se mund të jetë fshehur.
Nga ana tjetër janë shoqëruar 20 persona, të cilët janë marrë në pyetje pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Po ashtu është shoqëruar edhe personi që ka qenë në tavolinë me autorin e viktimën, i cili ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes.