Aplikacion
Sipas tij, mafiozi grek bashkëpunonte edhe me kriminelët shqiptarë. Madje, Hoxha shtoi se Vangjelis Zabunis, veç bashkëpunimit me shqiptarët, ka urdhëruar edhe vrasje për disa prej tyre.
Artan Hoxha analizoi të shkuarën e tij kriminale dhe argumentoi se shkaku i ekzekutimit të tij mund të jetë gjobvënia.
“Në vitet e fundit grupet më të ashpra dhe me vrasjet më barbare që kanë operuar në Shqipëri vijnë nga Greqia. Vangelis Zambonis, apo i njohur me nofkën “Zamboni” (proshuta), viktimë e një atentati shumë të ashpër. Gjatë 7-8 viteve të fundit, Zamboni u kthye ndër personazhet kryesore të kriminalitetit grek dhe të krimit të organizuar në Athinë dhe ishujt kryesorë grekë, sepse një nga bizneset kryesore të tij ishte gjobëvënia, ose dhënia e sigurisë për t’u mbrojtur nga gjobat që ky vetë i vinte.
Ai shkonte në ishujt Mykonos, Samos, etj., dhe avantazhi i tij erdhi pasi zhduku një nga grupet më të mëdha që ka patur Greqia dhe lidhjeve që ky ka patur me policinë dhe çuditërisht kishte mbështetje nga media. Zakonisht në lajmet ku ishte përfshirë, thuhej se këtë e kishin bërë shqiptarët. Ai ka bashkëpunuar me grupe të krimit nga Shqipëria, kryesisht për trafikim dhe për mbajtjen e lokaleve të natës.
Është krimineli grek që mund të ketë urdhëruar më shumë vrasje të krminelëve shqiptarë dhe për këtë ka përdorur vrasës shqiptarë. I ka sulmuar, ka bërë aleanca dhe i ka përdorur. Ngjarja e fundit ku e kemi përmendur ka qenë ajo e ndodhur gjatë kampionatit botëror të Katarit. Në Athinë, gjatë një atentati u vranë dy shqiptarë, njëri nga Vlora dhe u tha se i kanë vrarë shqiptarët për rivalitet.
Vrasja e tyre ka qenë e porositur nga Zamboni që ka përdorur një vrasës shumë të njohur dhe shumë të kërkuar në Shqipëri. Vrasja erdhi pas përplasjeve që kishte me viktimën nga Vlora për një hotel në Mikonos. Për ta eliminuar Zambonin ka patur disa atentate dhe u kishte mbijetuar disa atentateve dhe tentativa e fundit u bë në gusht të vitit të kaluar, kur në një makinë u gjetën lëndë eksplozive dhe armë që do të përdoreshin kundër tij. Ai e zbuloi, njoftoi policinë greke dhe shpëtoi”, tha Hoxha.