Aplikacion
Të pandehur janë edhe dy ish zv.drejtorët e policisë Nikollaq Palla dhe Albert Nushi.
Ndërkohë që detaje të reja janë mësuar në lidhje me procesin që po zhvillohet për vrasjen e Xhuvanit. Gjykata ka aktualisht nën gjykim dosjen në ngarkim të shtetasve Mehmet Greca, Taulant Ymeri, Riza Muja. Ndaj shtetasit Klement Xhaferri çështja është pushuar.
Me vendimin e ndërmjetëm gjykata vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor, lidhur me verifikimin e dëshmitarëve, për të cilët u shtrua diskutimi nëse ishin marrë të pandehur. Gjithashtu gjykata vendosi të kryejë një akt ekspertim në vendngjarje.
“Në lidhje me dëshmitarët – tha gjykata- Prokuroria e Elbasanit konfirmon se ndaj Donald Zanaj është dhënë vendimi për nenin 306. Për këtë shtetas rezulton se është dënuar me 6 muaj burgim dhe ka marrë formë të prerë, pasi vendimi nuk është ankimuar.
Nga verifikimi i kryer tha gjyqtarja Marsela Pepi – rezulton se për tre shtetasit e tjerë Mehmet Greca , Taulant Ymeri, Riza Muja më datë 20 prill 2023 është dorëzuar dosja për gjykim dhe aktualisht është nën gjykim”.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm deklaroi se 1 ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertë të pavarur, do rindërtojnë skenën e krimit. Ata do jenë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspert i pavarur.
Ndërsa eksperti i Policisë se Shtetit tha se nuk mund të marrë pjesë në këtë proces, sepse nuk ia lejon rregullorja e punës. Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar. /ZOOM.AL/