zoom

Aktualitet

Vrasja e recepsionistit/ Pendohen bashkëpunëtorët e Gerald Shehut: Na kërcënoi

David Larti dhe Daniel Qose, dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi në hotelin në Dhërmi, dolën këtë të diel para gjykatës.

Para trupit gjykues, ata shfaqën shenja pendese për ndihmën që i dhanë Gerald Shehut për të larguar trupin e Eraldo Nevruzit nga hoteli dhe për të fshirë provat.

David Larti dhe Daniel Qose akuzuan pronarin e hotelit, Gerald Shehu se i kërcënoi, duke shtuar se ata bashkëpunuan nga frika.

Pasi dëgjoi mbrojtjen e tyre, trupa gjykuese vendosi të lërë në masën e sigurisë “Arrest në burg” të dy ata.

Postime të lidhura