zoom

Aktualitet

Vrasja e Nikulajt, Krimet e Rënda zbarkojnë në Lezhë. Po merret në pyetje portugezi që e vrau

Krimet e Rënda kanë zbarkuar në qytetin e Lezhës për të marrë në pyetje autorin e dyshuar të vrasjes së bujshme të biznesmenit Nikulaj.

Portugezi Ruben Saraiva i dyshuari si ekzekutor i biznesmenin Ardian Nikulaj, është shoqëruar në komisariatin e Lezhës ku po merret në pyetje nga autoriteti. Raportohet se Sarajeva po merret në pyetje në ambientet e Policisë së Lezhës nga Prokurori i çështjes dhe nga zv.drejtori.

Vrasja e Nikulajt ringjalli një zinxhir hakmarrjesh ku pas tij u vranë dy të tjerë, njëri kushëriri i të ndjerit dhe një i grupit rival.