zoom

Aktualitet

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dëshmia e Selmanit: S’kam gisht, u paguan 500 mijë euro…

Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit, i cili është dënuar me 28 vite burg si pjesëmarrës në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Ky i fundit ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Leonard Dukës, Erlis Duka e të tjerëve, të akuzuar për të njëjtën ngjarje.

Para togave të zeza, Selmani këmbënguli në pafajësinë e tij, duke pretenduar se ishte dënuar me prova të manipuluara nga zyrtarë të policisë.

Sipas tij, janë paguar 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka. /ZOOM.AL/