Aplikacion
Persona që e njohin prej punës së përditshme që ai bënte në lokalin e tij shprehin keqardhje për vdekjen e 42-vjeçarit, ndërsa thonë se ambulanca mbërriti me vonesë në vendngjarje.
Rrëfimet e fqinjëve:
“Këtu kam shumë vite dhe me Eglin kam 9 vite punë. Marrim kafet, merrte një gjë, më jep një gjë. Komunikimi, ishte shumë i qetë, se kam parë të zihet me njeri, as të ngatërrohet. Edhe komunikimin me të atin e kishte me zë të ulët, shumë qetë. Atë ditë pasdite unë ika, më duhej oferta, më doli punë të merrja djalin.
Dola në dera po rrija, ishte duke kaluar aty dhe e pyeta ç’po bën. Edhe shakatë i kishte të vogla, të pakta, nuk fliste shumë. Ka rastisur që më sillte kafe, edhe motra thoshte sa djalë i mirë. Kur ika, e lashë mirë, ishte i ati aty, po mbase është larguar për të marrë fëmijët. Shumë djalë i urtë, shumë i qetë. Ngjarjen e mora vesh ditën tjetër kur erdha në punë.”
“Lokalin e kishte më tutje, u gjet këtu i vrarë. Djalë shumë i mirë, më ka ardhur shumë keq, natën s’kemi fjetur. Thonë që ambulanca u vonua gjysmë ore, më tha një djalë që vdiq djali i Nazmiut. Është rritur këtu që i vogël.”
“Shumë i mirë, djalë i shkëlqyer. Dje e mora vesh. Nuk pashë gjë. Ndihem si për evlatin tim, mjerë ai që e pësoi dhe i ati, e shoqja dhe fëmijët.”