zoom

Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Kush janë autori dhe viktimat (EMRAT)

Identifikohen autori dhe dy viktimat e vrasjes së regjistruar këtë të martë në fshatin Kurtaj, në Roskovec.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se të vrarë me armë zjarri mbetën Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj.

Ndërsa autori i krimit të rëndë është Altin Kuka, 49 vjeç. Ai u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes së rëndë.

Shkaku dhe dinamika e vrasjes së dyfishtë nuk janë zbardhur ende nga policia.