zoom

Bota

Vrasja e dy grekëve në Ukrainë, DYSHIMET: Ushtarët ukrainas kishin konsumuar vodka

Presidenti i komuniteteve greke në Ukrainës deklaroi për mediat greke se ushtarët ukrainas janë përgjegjës për vrasjen e dyfishtë.

Bëhet me dije se babai i dy fëmijëve dhe gjyshi i një nipi është një nga emigrantët që u vra nga ushtarët ukrainas pranë kufirit me Rusinë ditën e sotme.

Kryetarja e komuniteteve grek të Ukrainës, Alexandra Protsenko u shpreh se ushtarët ishin nën ndikimin e alkoolit ndaj kanë kryer krimin.

“Ata duhet të kenë konsumuar një sasi vodka, por pse kanë qëlluar dhe çfarë ka ndodhur saktësisht, ende nuk e dimë”.- u shpreh kryetarja e komuniteteve grek të Ukrainës.