zoom

Bota

Vrasja e Charlie Kirk/ FBI publikon fotot e të dyshuarit

Vrasja e Charlie Kirk/ FBI publikon fotot e të dyshuarit

Forcat amerikane të rendit kanë bërë publike fotot e para të një të dyshuari në lidhje me vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ngjarje që tronditi komunitetin politik dhe publikun dje në SHBA.

FBI-ja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e individit dhe për të ndihmuar për hetimet e mëtejshme. Autoritetet theksojnë se çdo informacion nga qytetarët mund të jetë vendimtar për kapjen e autorit.

Charlie Kirk, 31 vjeç, ishte një figurë e njohur konservatore në Shtetet e Bashkuara dhe themelues i një organizate që promovon vlerat konservatore dhe angazhimin politik të të rinjve.

Sipas raportimeve zyrtare, Kirk u qëllua me armë zjarri gjatë një eventi publik në Utah, duke ndërruar jetë në vendngjarje. Hetuesit besojnë se sulmi ishte i qëllimshëm dhe i planifikuar./ Zoom.al

Postime të lidhura