zoom

Aktualitet

Vrasja e Briken Sanaj te Kodra e Diellit/ Ja si nisi konflikti me familjen Kola në 2010

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Briken Sanajt, ndodhur një natë më parë te Kodra e Diellit në Tiranë.

Në vitin 2010 familja Sanaj ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze. Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.

Mes familjeve nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua, 39-vjeçari ishte fillimisht në Lezhë ku ka marrë pjesë në dasmën e kushëririt të tij.

Policia po e heton këtë si një nga pistat kryesore.

SI NDODHI VRASJA?

Kur ka mbaruar dasma, ata kanë sjellë nusen në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti, kur ka zbritur nga makina është qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje.

Makina e autorëve tip “Benz” u dogj pas ngjarjes në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov, makina ishte me targa të vjedhura vetëm pak ditë më parë në Tiranë.