zoom

Aktualitet

Vranësira dhe reshje, moti për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh, të cilat do të sjellin mot me diell, por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara në pjesën e parë të ditës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.