zoom

Lajme

Von Der Leyen viziton Tiranën/ Zbardhet axhenda e shefes së Komisionit Europian

Ditën e nesërme, 23 tetor 2024, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Shqiëprinë.

Ajo do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe të dy do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës.

Agjenda:
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën pasditen e nesërme (23 Tetor 2024).
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00 ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Pas takimit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës.

Pas Tiranës, Vond Der Leyen do të vizitojë edhe kryeqytetet e tjera të vendeve të rajonit.