Aplikacion
Von Der Leyen zbuloi në parlamentin europian emrat për 6 postet ekzekutive për zëvendës president të komisionit, dhe 27 komisionerët që do të merren me çështjet më të rëndësishme të bllokut, përfshirë ekonominë, sigurinë apo zgjerimin.
Sa përket i zgjerimit, Von der Leyen ka emëruar dy gra që do të merren drejtpërdrejtë me këtë çështje. Kaja Kallas, do jetë shefja e ardhshme e diplomacisë evropiane. Në portofolin e saj përfshihet edhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Dhe kandidatja nga Sllovenia, Marta Kos e cila do të punojë si komsionere e zgjerimit post për të cilin Von Der Leyen ka thënë se do të jetë prioritet i bllokut gjatë mandatit të saj të dytë. Megjithatë, Kos do të emërohet zyrtarisht vetëm nëse merr mbështetjen e Parlamentit të Sllovenisë dhe të Parlamentit Evropian.
Ajo nuk është nominuar zyrtarisht nga vendi i saj për shkak të kundërshtimit nga opozita e cila e akuzon si bashkëpunëtore të shërbimit sekret komunist të ish-Jugosllavisë.