Aplikacion
43-vjeçari akuzohet të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura në farmacinë e spitalit Rajonal të Korçës në datën 8 mars dhe 30 gusht të këtij viti.
Ciko vodhi një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.
Infermieri pas arrestimit u shpreh se i kishte vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, madje ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ka edhe një kredi për të shlyer.
Nikolin Ciko, infermier në urgjencë, ka shërbyer gjatë periudhës së pandemisë, duke u marrë me pacientët me Covid, të cilëve mendohet t’u ketë shitur medikamentet e vjedhura.